Tomë Gashi flet pasi Selimi i tha të mos ishte avokat i tij: Ai është i dëshpëruar

Tomë Gashi flet pasi Selimi i tha të mos ishte avokat i tij: Ai është i dëshpëruar

Avokati mbrojtës i ish-komandantit të UÇK-së, Sylejman Selimit, Tomë Gashi ka theksuar se i pari është tejet i dëshpëruar në sistemin e drejtësisë dhe tek persona të nivelit më të lartë të gjyqësorit. Por, Selimi krahas dëshpërimit të tij largoi nga puna si avokat të tij mbrojtës Tomë Gashin – duke e falenderuar për punën […]

Avokati mbrojtës i ish-komandantit të UÇK-së, Sylejman Selimit, Tomë Gashi ka theksuar se i pari është tejet i dëshpëruar në sistemin e drejtësisë dhe tek persona të nivelit më të lartë të gjyqësorit.

Por, Selimi krahas dëshpërimit të tij largoi nga puna si avokat të tij mbrojtës Tomë Gashin – duke e falenderuar për punën e deritashme.

“Gjeneral Sylejman Selimi është tejet i dëshpëruar në sistem dhe në persona, apo person të caktuar, për të cilët ai beson se janë duke bërë ndikim të madh në sistemin juridik të Kosovës, tek persona të nivelit më të lartë të gjyqësorit në Kosovë, që ta mbajnë sa më tepër që munden në vuajtje të dënimit pa vendim të plotfuqishëm gjyqësorë”, ka theksuar Gashi për KosovaPress.

Ai po ashtu ka shtuar se Selimi është falënderues për punën e tij si avokat “dhe kjo është një kërkese për një kohë të caktuar të ndërprerjes së dërgimit të kërkesa tek Gjykata Supreme, deri sa të takohemi bashkë me gjeneral Selimin. Sigurisht që dëshpërimi është në sistem dhe në persona politike që haptas po ndikojnë që ai te mos lirohet dhe këtë gjeneral Selimi e ka potencuar disa herë në letrën e tije”.

Gashi ka pohuar se do të vazhdojë të punojë për të në një mënyrë, apo në mënyrë tjetër, “deri sa ai të lirohet nga rasti i montuar ndaj tij”.

Gjeneral Selimi për mes një letre, sot është shprehuri dëshpëruar ndaj sistemit të drejtësisë në Kosovë, gjyqësorit dhe personave politik, që siç ka thënë ai përmes një procesi të montuar po e mbajnë në burg tani e katër vite pa fakte dhe pa të drejtë. Ai është shprehur se nga tani e tutje më nuk do të shfrytëzojë as të drejtën e mbrojtjes nga avokatët.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?