Theret një burrë në Prishtinë nga persona të panjohur

Të mërkurën në mbrëmje është raportuar se një burrë është gjetur i therur në rrugën “Ukshin Hoti” në Prishtinë. Sipas Policisë, persona të panjohur e kanë therë viktimën me një mjet të mprehtë që dyshohet të jetë thikë. Pas raportimit, njësitet relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku edhe i është ofruar viktimës trajtim […]
Sipas Policisë, persona të panjohur e kanë therë viktimën me një mjet të mprehtë që dyshohet të jetë thikë.
Pas raportimit, njësitet relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku edhe i është ofruar viktimës trajtim mjekësor dhe pastaj është dërguar në QKUK.
Ndërsa zyrtarët policorë ende nuk kanë arritur t’i identifikojnë personat e dyshuar, mirëpo kanë theksuar se rasti mbetet nën hetime.












