Thaçit i kërkohet llogari për angazhimin e tij për marrëveshje me Serbinë

Thaçit i kërkohet llogari për angazhimin e tij për marrëveshje me Serbinë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, vazhdon të jetë i vetmi nga udhëheqësit e institucioneve, që po angazhohet në drejtim të arritjes së një marrëveshjeje për normalizimin e raporteve me Serbinë. Së fundi, ai po zhvillon edhe një vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku ka deklaruar se Kosovës i duhet një marrëveshje paqeje me Serbinë dhe […]

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, vazhdon të jetë i vetmi nga udhëheqësit e institucioneve, që po angazhohet në drejtim të arritjes së një marrëveshjeje për normalizimin e raporteve me Serbinë. Së fundi, ai po zhvillon edhe një vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku ka deklaruar se Kosovës i duhet një marrëveshje paqeje me Serbinë dhe për këtë qëllim, ai tha se ka marrë edhe mbështetjen e zyrtarëve të lartë amerikanë.

Por, ndërsa Thaçi po angazhohet në drejtim të gjetjes së një marrëveshjeje me Serbinë, Qeveria dhe opozita në Prishtinë nuk janë aktive në procesin e bisedimeve.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar në disa raste se e mbështetë dialogun dhe arritjen e një marrëveshjeje me Serbinë, por në asnjë formë, siç është shprehur ai, nuk do të mbështeste një proces negociatash që do të hapte për bisedime dhe marrëveshje eventuale, çështjen e kufijve të Kosovës.

Ndërkohë, dy partitë më të mëdha opozitare në Kosovë, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje i bëjnë thirrje presidentit Hashim Thaçi, që të mos i vazhdojë përpjekjet për ndryshimin e kufijve dhe për këtë çështje të mos kërkojë as përkrahjen e faktorit ndërkombëtar.

Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje thonë se në asnjë rast nuk do të pranojnë e as nuk do ta miratojnë në Kuvendin e Kosovës një marrëveshje finale në rast se bëhet fjalë për ndryshimin e kufirit në mes Kosovës dhe Serbisë.

Deputetja Albulena Haxhiu nga Lëvizja Vetëvendosje, tha për Radion Evropa e Lirë, se është e qartë se presidenti Thaçi po mundohet në vazhdimësi që idenë e tij për shkëmbim të territorit ta vazhdojë tutje. Por, sipas saj, shumica e subjekteve politike po vazhdojnë ta kundërshtojmë fuqishëm idenë e tij të rrezikshme.

“Ne nuk kemi informacion se çfarë, ky person, po bën në këto takime apo për çfarë marrëveshje po flet, vetëm ajo çka mund të deklarojmë ne është që ky nuk guxon dhe nuk e ka mandatin as kushtetues, dhe as atë nga Kuvendi, për të nënshkruar çfarëdo marrëveshje për Republikën e Kosovës. Edhe po flas, në parim, çfarëdo marrëveshje, e sidomos duke pasur parasysh ndonjë marrëveshje që është në kundërshtim me interesat e republikës dhe në kundërshtim me interesat e qytetarëve”, tha Haxhiu.

Për idenë, siç e quan ajo ” të rrezikshme”, Thaçi, nënvizon Haxhiu, po tenton që të sigurojë përkrahje edhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por edhe shtetet e Bashkimit Evropian.

“Ne do të punojmë dhe do të angazhohemi për ta ndalur Hashim Thaçin. Ne si Vetëvendosje do të veprojmë varësisht prej rrethanave, në kohën kur ne shohim që ka rrezik potencial për nënshkrimin e një marrëveshje, sigurisht që do të veprojmë, qoftë përmes Kuvendit, qoftë protestave dhe organizimeve qytetare”, theksoi Haxhiu.

Edhe në Lidhjen Demokratike të Kosovës thonë se udhëheqësit e institucioneve të Kosovës po tregohen të papërgjegjshëm karshi zhvillimeve në vend. Zyrtarë të LDK-së thanë se presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, nuk është i vetëm në idenë e tij për ndryshimin e kufirit. Sipas LDK-së, është e papranueshme që për efekte populiste, të rrezikohet integriteti territorial dhe ushtrimi i pushtetit në tërë territorin e vendit.

Zëdhënësi i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa, tha për Radion Evropa e Lirë se është qëndrim zyrtar i Lidhjes Demokratike që presidenti Thaçi po merr pjesë në këto takime ku po diskuton rreth ndryshimeve të mundshme të kufijve të Republikës së Kosovës, pa mandat dhe pa platformë të miratuar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës.

“Unë dua t’ju rikujtoj edhe një herë që LDK-ja qëndron prapa qëndrimit të saj, që akti i shpalljes së Pavarësisë në vitin 2018, është i pakthyeshëm dhe i padiskutueshëm, siç janë të pakthyeshme dhe të padiskutueshme sovraniteti, integriteti territorial dhe karakteri bashkues i shtetit të Kosovës, i cili është i përcaktuar me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, andaj në këtë drejtim ne kërkojmë përgjegjësi nga presidenti, nga ekzekutivi i vendit dhe të gjitha institucionet e Kosovës”, theksoi Mustafa.

Ai tha, po ashtu, se ende nuk dihet se për çfarë çështjesh presidenti Thaçi flet në takimet në Bruksel, cilat janë planet e tij. Megjithatë, shtoi Mustafa, gjithçka duhet të kalojë përmes Kuvendit të Kosovës.

“Para se të flasë presidenti në Kuvendin e Republikës së Kosovës, presidenti Kosovës, kryesisht, dhe veçanërisht ekzekutivi i vendit e ka mandatin për të biseduar rreth këtyre diskutimeve ose marrëveshjeve ndërkombëtare. Dhe, kushdo qoftë ai, ekzekutivi apo qoftë edhe presidenti Thaçi, një mandat të tillë mund ta marrë vetëm e vetëm përmes një miratimi nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, pra para se të diskutohet për këto, duhet të merret një miratim nga Kuvendi i Kosovës”, u shpreh Mustafa.

Aktualisht, procesi i dialogut ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit në Bruksel është ndërprerë, pasi që presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka bërë me dije se nuk do të kthehet në tavolinën e bisedimeve përderisa Qeveria e Kosovës të mos e shfuqizojëtarifën doganore 100 për qind ndaj prodhimeve me origjinë nga Serbia dhe Bosnja.

Por, pavarësisht se bisedimet në Bruksel me lehtësimin e Bashkimit Evropian nuk po vazhdojnë aktualisht, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, e ka prezantuar aktivitetin e tij diplomatik kryesisht në funksion të arritjes së një marrëveshjeje me Serbinë, e cila sipas tij, do t’i siguronte Kosovës njohje nga shteti serb dhe ulëse në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.

Sidoqoftë, për këtë proces negociatash, Kuvendi i Kosovës deri më tani nuk ka hapur një debat me presidentin Thaçi.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?