‘Thaçi e Vuçiq kanë gjetur zgjidhjen e gabuar për ndërrimin e territoreve’

‘Thaçi e Vuçiq kanë gjetur zgjidhjen e gabuar për ndërrimin e territoreve’

Perspektiva evropiane, për të cilën janë përcaktuar Kosova dhe Serbia, do t’i vë të dyja vendet para situatës, në të cilën ato duhet ta arrijnë një marrëveshje obliguese ligjore për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre, vlerësojnë njohësit e zhvillimeve politike, shqiptarë dhe serbë. Dushan Janjiq, drejtor i Forumit për marrëdhënie etnike në Beograd, duke folur […]

Dushan Janjiq, drejtor i Forumit për marrëdhënie etnike në Beograd, duke folur për Radion Evropa e Lirë, thotë që mundësia e arritjes së një marrëveshjeje juridikisht obliguese ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, është krejtësisht reale. Hulumtimet, sipas tij, kanë treguar se 65 për qind e qytetarëve në Serbi konsiderojnë që një zgjidhje ndërmjet dy vendeve duhet gjetur përmes bisedimeve.

Natyrisht që kjo do të ndodhë. Vetëm që bëhet fjalë për atë se a do të jenë në proces biseduesit e tanishëm, marrë parasysh qëndrimet e tyre dhe zgjedhjet e mundshme. Personalisht, nga ajo që di, do të duhet sa më parë që të kthehet dialogu për normalizimin e marrëdhënieve”.

“Ky episod, i cili zgjati disa muaj apo gati se një vjet dhe që i ka futur Kosovën dhe Serbinë, shqiptarët dhe serbët, në një zonë mjaft të rrezikshme për sigurinë, në mosbesim, përplasje dhe tensione gati se të përjavshme, dalëngadalë duhet të përfundojë. Ky është parakusht që t’u kthehen obligimeve që kanë dhe që nënkupton marrëveshjen e parë të vitit 2013, së cilës politikanët kanë dashur që t’i shmangen”, thotë Janjiq.

Sipas tij, politikanët e të dy vendeve, për t’u ikur obligimeve që dalin nga marrëveshjet e deritashme, kanë tentuar që të gjejnë një zgjidhje që i shpëton dhe i popullarizon ata. Por, sipas tij, ata kanë gjetur zgjidhjen e gabuar, pra ndryshimin e kufijve apo ndërrimin e territoreve.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?