Tentimvrasja e ‘Tarkanit’ në Prishtinë: Avokati tregon se ndaj tij ishte bërë tentimvrasje edhe para një jave

Polici Avni Berisha, i njohur me nofkën Tarkani, është i përfshirë në incidentin me armë që ka ndodhur sonte Avokati, Naim Rudari i ka thënë Kohës Ditore se dikush ka gjuajtur me armë në drejtim të klientit të tij, Avni Berisha, përderisa ky ishte afër banesës së tij. Berisha i është përgjigjur me armë zyrtare, […]
Polici Avni Berisha, i njohur me nofkën Tarkani, është i përfshirë në incidentin me armë që ka ndodhur sonte
Avokati, Naim Rudari i ka thënë Kohës Ditore se dikush ka gjuajtur me armë në drejtim të klientit të tij, Avni Berisha, përderisa ky ishte afër banesës së tij.
Berisha i është përgjigjur me armë zyrtare, por fatmirësisht nuk ka të lënduar.
Sipas Rudarit, klientin e tij e kanë gjuajtur me armë edhe me datën 24 të këtij muaji.
“Të dyja rastet janë lajmëruar në Polici. Unë dhe klienti im i kemi dyshimet tona por nuk mund t’i bëjmë publike pasi që Policia është në hetim e sipër”, ka thënë ai.
Edhe kryeprokurori i Prishtinës, Imer Beka e ka konfirmuar rastin për Kohën Ditore. Ai ka thënë se është njoftuar nga prokurorja e rastit por nuk i di detajet.












