Taksa 100% sjell Hahnin në Kosovë, takohet me Thaçin, Haradinajn e Veselin

Johannes Hahn, komisioneri i BE-së për Politikat Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit, të hënën më 3 dhjetor, do ta vizitojë Prishtinën, me ç’rast do të takohet me presidentin Hashim Thaçi, kryeparlamentarin Kadri Veseli si dhe kryeministrin Ramush Haradinaj. Kjo vizitë e komisionerit Hahn vjen si pasojë e vendimit të fundit të Qeverisë së […]

Johannes Hahn, komisioneri i BE-së për Politikat Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit, të hënën më 3 dhjetor, do ta vizitojë Prishtinën, me ç’rast do të takohet me presidentin Hashim Thaçi, kryeparlamentarin Kadri Veseli si dhe kryeministrin Ramush Haradinaj.

Kjo vizitë e komisionerit Hahn vjen si pasojë e vendimit të fundit të Qeverisë së Kosovës për t’u vendosur 100% tarifë mallrave që vijnë nga Serbia dhe Bosnja Hercegovina.

Kjo u bë e ditur nga zyrtarë të Bashkimit Evropian.

“Komisioneri Johannes Hahn do të jetë në Kosovë më 3 dhjetor. Fokusi kryesor i vizitës së tij do të jetë vendimi i fundit i qeverisë së Kosovës për të vendosur tarifa për mallrat nga Serbia dhe Bosnja dhe Hercegovina. Ai do të përsërisë qëndrimin e BE-së duke bërë thirrje për revokimin e këtij vendimi dhe nënvizon nevojën për t’u përqendruar në përmirësimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe bashkëpunimit rajonal, parimeve që Kosova dhe të gjithë partnerët e Ballkanit Perëndimor kanë zotuar”, thuhen në përgjigjen e zyrës së BE-së dhënë “Zërit”.

Komisioneri do të takohet me presidentin Thaçi, kryetarin e Kuvendit Veseli, anëtarët e Qeverisë përfshirë kryeministrin Haradinaj, si dhe anëtarët e opozitës.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?