Takohen Lumezi dhe Rukiqi, kërkohet rritje të sigurisë për investitorët

Takohen Lumezi dhe Rukiqi, kërkohet rritje të sigurisë për investitorët

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi është takuar sot me kryetarin e Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, me të cilin kanë diskutuar për rritjen e bashkëpunimit në mes Prokurorit të Shtetit dhe Odës. Lumezi  e Rukiqi, kanë diskutuar edhe për çështjet me interes, për ndjekjen dhe zbulimin e veprave penale që bëhet kundër komunitetit të […]

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi është takuar sot me kryetarin e Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, me të cilin kanë diskutuar për rritjen e bashkëpunimit në mes Prokurorit të Shtetit dhe Odës.

Lumezi  e Rukiqi, kanë diskutuar edhe për çështjet me interes, për ndjekjen dhe zbulimin e veprave penale që bëhet kundër komunitetit të biznesit në Kosovë, si dhe, rritjes së sigurisë juridike për investitorët nga Kosova dhe vendet e huaja.

Gjithashtu, ata kanë biseduar për raportimin e krimeve të shumta që bëhet ndaj bizneseve në Kosovë, si dhe, ndaj sektorit  bankar, me qëllim që të sigurohet mbrojtja juridike dhe të rritet efikasiteti në ndjekjen e kryerësve të këtyre veprave penale.

Lumezi dhe Rukiqi, kanë diskutuar edhe për mundësinë që në kuadër të Prokurorit të Shtetit të caktohet një prokuror për çështje të biznesit dhe investimeve, me qëllim që t’iu ofrohet siguria e duhur këtij sektori.

Lumezi e Rukiqi kanë konstatuar se kjo është rruga e duhur për të mbrojtur veprimtaritë ekonomike dhe për të zhvilluar qarkullimin e lirë të kapitalit, njerëzve, mallrave dhe shërbimeve.

Kryeprokurori Lumezi ka theksuar se synim kryesor i Prokurorit të Shtetit, është luftimi i suksesshëm i krimit në Republikën e Kosovës dhe kontributi në sigurimin e sundimit të ligjit. Ndërkaq, ka theksuar se prioritetet kryesor është ndjekja e suksesshme e krimit të organizuar, dhe veprave penale që rrënojnë bazat e ekonomisë së vendit.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?