Takimet e tensionuara për Urën e Ibrit, selamet për Haradinajn, Thaçin e Labinot Tahirin – Ndiqeni intervistën me Agim Bahtirin në 18:00

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri në një intervistë për Periskopin ka folur për datën e hapjes së Urës së Ibrit dhe takimet e tensionuara me shefen e BE’së, Nataylia Apostolovën dhe Rakiqin, si dhe manifestimin me këngëtaren me famë botërore, Shakirën që do t’i paraprijë hapjes së Urës së Ibrit. Në të njëjtën […]
Në të njëjtën intervistë, Bahtiri u përgjigjet presidentit Hashim Thaçi dhe kryeministrit Ramush Haradinaj, pas paralajmërimeve të tyre që ai të jetë i matur me paralajmërimet për hapjen e Urës.
Bahtiri flet edhe për idenë e presidentit Thaçi për korrigjim kufijsh dhe pretendimet për shkëmbim territoresh, çka do të ndante një pjesë të Mitrovicës, për ta shkëmbyer me Luginën e Preshevës.
Në fund të intervistës, Bahtiri flet për zgjedhjet e parakohshme, situatën aktuale brenda partisë së tij [AKR], raportet me deputetin Labinot Tahirin, si dhe arsyet për largimin e Albena Reshitajt nga kjo parti.
Intervistën e plotë me Bahtirin mund ta ndiqni nga ora 18:00, drejtpërdrejt në faqen zyrtare të Periskopit në rrjetin social “Facebook”.












