Shumica e mjekëve shqiptarë duan të largohen nga vendi

Shumica e mjekëve shqiptarë duan të largohen nga vendi

Në Tiranë, shoqata “Together for Life” bëri të ditur se një numër i madh mjekësh pohuan gjatë një studimi se janë gati të largohen nga Shqipëria për shkak të kushteve të vështira në punë. Studimi tregon se mjekët ndjehen të nënvlerësuar dhe të mbingarkuar në punën e tyre. Shoqata “Together for Life” publikoi sot një […]

Shoqata “Together for Life” publikoi sot një studim mbi largimin e mjekëve nga Shqipëria, sipas të cilës, afro 80 për qind e mjekëve të anketuar janë gati të ikin nga atdheu.

Studimi i mbështetur nga Fondacioni Friedrich Ebert, zbuloi se 24% e mjekëve janë gati për t’u larguar menjëherë, ndërsa 54% do të largoheshin, po t’u jepej mundësia, transmetoi “Zëri i Amerikës”.

Mjekët e qendrave universitare, sipas anketimit, janë më shumë të prirur për t’u larguar nga vendi, e më pak ata në spitalet rajonale. Afro 40 për qind e mjekëve me grada shkencore e quajnë të rëndësishëm largimin e tyre nga Shqipëria.

Pjesa më e madhe e doktorëve në spitalet universitare pohojnë se kanë mangësi të ndjeshme në punë, se ndihen të nënvlerësuar, të mbingarkuar me punë dhe nën stres.

Shqipëria ka mesatarisht vetëm një mjek për 1 mijë banorë, ndërsa vështirësitë më të mëdha për të marrë mjekime i kanë zonat e largëta në terrene të thyera gjeografike.

Doktorët pohojnë në në një masë të madhe në anketa se janë të pasigurtë në vendin e punës, dhe se kritikohen më shumë se ç’duhet.

Mjekët pohojnë se ata vetë e kanë humbur besimin në sistemin shëndetësor ndaj duan të ikin nga Shqipëria për arsye profesionale dhe ekonomike.

Ata vlerësojnë se problemet më të mëdha në sistemin shëndetësor shqiptar janë burokracitë në menaxhim, pasiguria financiare dhe mosfinancimi për të rritur cilësinë e shërbimeve.

Ndaj mungesa e mjekëve specialistëve vitet e fundit ka prekur si spitalet rajonale ashtu dhe qendrat universitare.

Pjesa dërrmuese e doktorëve e renditin tek grupi më i keqpaguar në sistemin shëndetësor, ndërsa theksojnë se e ardhmja në Shqipëri nuk është e sigurtë.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?