Shqiptari që kundërshton pavarësinë e Kosovës kërkon sot votat në Luginë

Shqiptari që kundërshton pavarësinë e Kosovës kërkon sot votat në Luginë

Demo Berisha është shqiptari që nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, ndërsa, sot kërkon votën për Këshillin Nacional Shqiptar në Luginën e Preshevës. Ai thotë se është në kërkim të bashkëpunëtorëve të tjerë, ndërsa, synon që t’ua marrë elektoratin partive shqiptare në Preshevë e Bujanovcë. Demo Berisha deklaron se ka lindur në Pejë dhe tani […]

Ai thotë se është në kërkim të bashkëpunëtorëve të tjerë, ndërsa, synon që t’ua marrë elektoratin partive shqiptare në Preshevë e Bujanovcë.

Demo Berisha deklaron se ka lindur në Pejë dhe tani jeton në Vojvodinë, por nuk e njeh Republikën e Kosovës dhe që atdheu i tij është Serbia. Në një intervistë që ka bërë për televizione të Vojvodinës ( RTV Panonia dhe kanal 9), ai thotë se shkollën fillore e ka kryer në Kosovë, pastaj ka vazhduar në Sarajevë, ku ka kryer shkollën ushtarake, pastaj karrierën e ka filluar në Novi Sad.

Thotë se ka qenë pjesëtar i ushtrisë jugosllave dhe ka përfunduar karrierën e tij në ushtrinë e Serbisë, duke punuar një kohë të gjatë në policinë ushtarake.

Për Berishën, atdheu i tij është Serbia dhe në të është e përfshirë edhe Republika e Kosovës.

Berishës nuk i kanë penguar të qëndrojë në ushtrinë Serbe edhe pas të gjitha krimeve që ushtria serbe i ka kryer para dhe gjatë luftës së vitit 1999 në Kosovë dhe për të Kosova është pjesë e Serbisë. Ai mund të jetë edhe pjesëmarrës në krime në Kosovë, meqenëse e gjithë ushtria serbe ka qenë e angazhuar në Kosovë. Ai madje vazhdon ta thërras Kosovën si “Kosovë e Metohi”.

Berisha mendon se nuk është shqiptari i vetëm që mendon kështu, prandaj, dhe ka themeluar më 2014-ën, në Serbi, organizatën joqeveritare “Amza e Shqiptarëve të Serbisë” (Matica Albanaca Srbije – MAS), e cila sipas tij, ka 4600 anëtarë në territorin e Vojvodinës nga 6000 shqiptarë që sipas Berishës ka në Vojvodinë ndërsa ne terë territorin e Serbisë thotë se ka mbi 180.000 Shqiptarë.

Shoqata deklaron se merret me marrëdhëniet shqiptaro-serbe, dhe për më shumë, avancimin e të disa të drejtave të shqiptarëve në Serbi. Madje, emri zyrtar i OJQ-së është serbisht.

Berisha shkon edhe më tutje duke deklaruar se planifikon që nga shoqata të kalojë në lëvizje dhe pastaj në parti politike.

Ai thotë gjithashtu se ka kontaktuar me disa nga figurat e këtyre partive, por vazhdimisht është në kontakt edhe me figura të tjera shqiptare, të cilët nuk i njohin mirë qëndrimet e tij. Në mesin e këtyre kontakteve është edhe Ambasada Shqiptare në Beograd,Ilir Bocka.

Berisha në një intervistë deklaron se Kosova është pjesë e Serbisë, është kundër bombardimeve të NATO-së…e.t.j

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?