Shpallen të pafajshëm policët që u akuzuan për 10 euro ryshfet

Haxhi Vojvoda dhe Flurim Hoxha, janë shpallur të pafajshëm kundrejt akuzave të prokurorisë se dy të akuzuarit në cilësi të zyrtarëve policor në mëngjesin e 30 prillit 2016, në autostradë, në Komoran, i kërkuan dhe i morën një vozitësi 10 euro ryshfet. Sipas aktgjykimit të shpallur nga kryetari i trupit gjykues Vehbi Kashtanjeva me anëtaret […]
Sipas aktgjykimit të shpallur nga kryetari i trupit gjykues Vehbi Kashtanjeva me anëtaret e trupit gjykues, Gjykatësit Naser Foniqi e Agim Kuçi, nuk është vërtetuar se të akuzuarit e kanë kryer veprën penale sikurse është përshkruar në aktakuzë.
Prandaj në mungesë të provave trupi gjykues vendosi që të akuzuarit t’i liroj nga aktakuza.
Haxhi Vojvoda dhe Flurim Hoxha akuzohen se si pjesëtarë të Policisë së Kosovës, deri sa kanë qenë në kryerje të detyrës në autostradë, në pikë kontrollin në Komoran, e kanë ndalë vozitësin Ardit Ramaj dhe nga i njëjti kanë kërkuar dhe pranuar ryshfet, shumën e parave 10 euro, për ta liruar pa i shqiptuar tiketë.












