Shkon në 25 numri i viktimave nga moti i keq në Itali

Moti i keq dhe shirat e rrëmbyeshëm që kanë përfshirë Italinë ditët e fundit, u kane marrë jetën më shumë se 25 personave. 12 anëtarët e një familjeje, mes tyre dhe një fëmijë kanë humbur jetën brenda një vile në Palermo për shkak të daljes nga shtrati të lumit Milicia. Gjithçka ka ndodhur brenda pak […]

Moti i keq dhe shirat e rrëmbyeshëm që kanë përfshirë Italinë ditët e fundit, u kane marrë jetën më shumë se 25 personave. 12 anëtarët e një familjeje, mes tyre dhe një fëmijë kanë humbur jetën brenda një vile në Palermo për shkak të daljes nga shtrati të lumit Milicia.

Gjithçka ka ndodhur brenda pak minutave, duke mos i lënë mundësi anëtarëve të familjes të cilët ishin duke festuar, të dilnin nga banesa. Policia dhe zjarrfikësit kanë mbërritur menjëherë, por vetëm 3 prej anëtarëve kanë arritur të shpëtojnë, për shkak se nuk ndodheshin në banesë në momentin e tragjedisë.

Mes viktimave janë edhe dy fëmijë, Rachele 1 vjeç dhe Francesko 3 vjeç. Tragjedia në Palermo vjen në një kohë që Italia po përballet me motin e keq. Një pjesë e vendit është shkatërruar si pasojë e reshjeve të dendura dhe erërave të fuqishme, ndërsa numri i viktimave është rritur.

Mijëra njerëz janë evakuuar për shkak të rrëshqitjeve të dherave, ndërsa më shumë se 300 mijë pemë janë dëmtuar. Sipas mediave të vendit fqinj, dëmet materiale mund të arrijnë më shumë se 1 miliardë euro.

Autoritetet kanë urdhëruar mbylljen e shumë shkollave ndërsa shumë rrugë janë bllokuar.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?