Shkalla e vetëvrasjes së rinisë japoneze më e larta në 30 vitet e fundit

Sipas një raporti të ri të qeverisë, në Japoni shkalla e vetëvrasjes së rinisë është më e larta në 30 vitet e fundit. Gjatë vitit 2016 dhe 2017 janë vrarë më shumë adoleshentë, që prej vitit 1986. Anketa e fundit tregon se 250 fëmijë të moshave të reja kanë vrarë veten e tyre për një […]
Gjatë vitit 2016 dhe 2017 janë vrarë më shumë adoleshentë, që prej vitit 1986.
Anketa e fundit tregon se 250 fëmijë të moshave të reja kanë vrarë veten e tyre për një sërë arsyesh, duke përfshirë ngacmimin, çështjet familjare dhe stresin, tha të hënën Ministria e Arsimit të vendit, sipas medias lokale, raporton CNN.
Këto shifra ishin 5 më të larta se një vit më parë, dhe më i larti që nga viti 1986, kur vdiqën 268 nxënës.
“Numri i vetëvrasjeve të studentëve ka qëndruar i lartë dhe kjo është një çështje alarmante që duhet trajtuar,” u tha gazetarëve zyrtari i ministrisë Noriaki Kitazaki.












