Shenjat që tregojnë se diçka në trupin tuaj nuk po shkon si duhet

Shenjat që tregojnë se diçka në trupin tuaj nuk po shkon si duhet

Është e zakonshme të ndihesh jo në formë optimale herë pas here. Mund të kesh shqetësime në stomak, dhimbje koke, ndjesi lodhjeje apo përgjumje. Të gjitha këto janë indikacione se diçka nuk po shkon si duhet në trupin tuaj. Ndonëse duken si të parëndësishme dhe shpesh kalimtare, ato nuk duhet të injorohen. Nëse jeni duke […]

Është e zakonshme të ndihesh jo në formë optimale herë pas here. Mund të kesh shqetësime në stomak, dhimbje koke, ndjesi lodhjeje apo përgjumje. Të gjitha këto janë indikacione se diçka nuk po shkon si duhet në trupin tuaj. Ndonëse duken si të parëndësishme dhe shpesh kalimtare, ato nuk duhet të injorohen. Nëse jeni duke u përballur me ndonjë prej këtyre shenjave, atëherë nuk do të bënit keq të drejtoheshit te mjeku specialist për një kontroll.

images

Humbje e pashpjegueshme e peshës

Ideja e humbjes së peshës pa u përpjekur mund të tingëllojë si një bekim, por në realitet, një rënie e papritur mund të jetë e rrezikshme. “Humbja e pashpjegueshme e peshës mund të jetë tregues për shumë gjëra, duke përfshirë kancerin endokrin. Kjo njihet si vrasësi i heshtur te gratë sepse simptomat zakonisht nuk shfaqen derisa sëmundja ka përparuar. Kështu që, është më mirë të kontrolloheni nga mjeku që në fillim nëse vëreni se po bini nga pesha”, thonë mjekët.

Urthi

“Kjo mund të jetë një shenjë e sëmundjes kardiovaskulare”, thotë dr. Gaither. Sëmundjet e zemrës nuk shfaqin gjithnjë shenja paralajmëruese, kështu që do të ishte e udhës të mos neglizhoni kontrollet rutinë.

Gjakderdhje vaginale

Kjo nuk është një simptomë që duhet marrë lehtë. Dr. Gaither thotë se gjakderdhja është një tregues kryesor i kancerit të mitrës. “Diagnoza bëhet nëpërmjet sonogramit ose procedurave të tjera radiologjike”, thotë ajo. Megjithëse kanceri i mitrës është i rrallë, diagnoza e hershme është çelësi. Nëse kanceri përhapet, është shumë më e vështirë të trajtohet.

r-euml-nia-e-flok-euml-ve-4-m-euml-nyrat-natyrore-p-euml-r-t-rsquo-i-forcuar-ato_hd-780x439

Rënia e flokëve

Rënia e flokëve në dush nuk është asgjë për t’u shqetësuar. Por nëse jeni duke vënë re një ndryshim të rëndësishëm në trashësinë e flokëve tuaj dhe po humbisni më shumë fije se zakonisht, kjo mund të jetë tregues i një problemi tjetër. “Rënia e flokëve mund të thotë shumë gjëra. Çështjet më serioze janë një çrregullim endokrin ose autoimun si sëmundje tiroide ose lupus”, shpjegon dr. Gaither. Natyrisht, mund të jetë gjithashtu diçka më e lehtë, si një mangësi vitamine, prandaj sigurohuni që të bisedoni me mjekun tuaj.

Ndryshimet në gjoks

Çdo gjë që duket apo ndihet anormale në ose rreth gjoksit, duhet patjetër të kontrollohet. “Ndryshimi i ngjyrës apo madhësisë mund të jetë tregues për kancerin e gjirit “, thotë dr. Gaither. Zbulimi i hershëm është thelbësor për të mbajtur nën kontroll sëmundjen

Gjithmonë ndieni etje

Një etje e pashkëputshme është jo një gjë e mirë. Dr. Gaither thotë se etja e tepruar mund të jetë një shenjë e diabetit sepse nivelet e larta të sheqerit në gjak shkaktojnë një çekuilibër të ujit në trup. Nëse etja juaj është e vazhdueshme, bëni mirë të konsultoheni me mjekun tuaj.

stres-notebook-laptop-zena-bolest-hlava-bolest-hlavy-clanokW

Dhimbje koke

Fillimi i një dhimbjeje koke mund të mos thotë shumë gjëra, por kur dhimbja është aq e rëndë ose kronike, mund të jetë një shenjë e diçkaje më serioze. Ndonjëherë rregullimi është i thjeshtë, mjafton të modifikoni dietën tuaj ose të flini më shumë, por mund të ketë raste kur diagnoza është shumë serioze dhe shkak për dhimbjen mund të jetë një goditje truri, tumor ose aneurizëm.

Urinim i shpeshtë

Sipas dr. Gaither, të urinosh ose të ndihesh sikur të duash të urinosh më shumë se zakonisht, mund të jetë një shenjë e diabetit. Por urinimi i shpeshtë, gjithashtu mund të jetë shenjë e problemeve të tjera shëndetësore, të tilla si infeksion i traktit urinar.

Bllokim të nofullës dhe shpatullave 

Këto simptoma mund të nënkuptojnë shumë gjëra nëse ato janë të qëndrueshme dhe ndodhin shpesh. Dr. Gaither thotë se kjo mund të jetë një shenjë e sëmundjeve të zemrës. Mjeku juaj do të vlerësojë të gjitha simptomat tuaja së bashku dhe nëse sëmundja kardiovaskulare është prognozë, ata duhet t’ju dërgojnë për më shumë testime për të konfirmuar apo jo një gjë të tillë.

Lodhje të vazhdueshme

Është një gjë e zakonshme të ndiheni të lodhur pas një dite të gjatë pune, por nëse jeni lodhur kronikisht, trupi juaj mund të përpiqet t’ju tregojë diçka tjetër.”Mjeku juaj mund t’ju rekomandojë të kryeni një analizë gjaku për të identifikuar ndonjë çrregullim, pasi kjo mund të nënkuptojë gjithashtu diabet”, shpjegon dr. Gaither.

6C3609F6-5A8D-47B0-B966-7D8128E766CB

Vështirësi në frymëmarrje

Bllokimi i frymëmarrjes mund të jetë një dukuri shumë e frikshme dhe mund të jetë shenjë e një problemi themelor shëndetësor si sëmundja pulmonare obstruktive, bronkit ose ndoshta një mpiksje të gjakut.

Depresion

Bisedoni me mjekun tuaj për mirëqenien tuaj mendore. Dr. Gaither thotë se çdo lloj luhatjeje në humor nuk duhet të merret lehtë, ndaj edhe bëni mirë të mos e lini pas dore.

Humbja e oreksit

Nëse jeni vazhdimisht duke humbur oreksin, bëni mirë të bisedoni me mjekun, veçanërisht nëse shoqërohet me të përziera, të vjella dhe humbje peshe pasi mund të jetë një shenjë e kancerit të vezores ulcerave apo refleksit.

Zgjerimi i belit

Nëse po vëreni që beli juaj po bëhet më i madh për një periudhë të shkurtër kohore dhe regjimi juaj ushqimor nuk ka ndryshuar, dr. Gaither paralajmëron se yndyra e barkut është një shenjë tjetër e sëmundjeve të zemrës.

Probleme me shikimin

Shikimi i paqartë ose me vështirësi nuk është vetëm një shenjë që ju keni nevojë për syze të reja. Përkundrazi, mund të nënkuptojë probleme më serioze shëndetësore si diabet, ndaj mos e neglizhoni.

Përgjumje gjatë gjithë kohës

Të fjeturit më shumë se zakonisht ose të mos qenit në gjendje të zgjoheni në mëngjes mund të jetë një shenjë e depresionit, thotë dr. Gaither. Është mirë të flisni me mjekun tuaj.

Të ngjashme
Horoskopi sot- Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Horoskopi sot- Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Mos blini perde të reja: Me këtë metodë 5-minutëshe do të bëhen sërish të bardha si bora

Mos blini perde të reja: Me këtë metodë 5-minutëshe do të bëhen sërish të bardha si bora

Horoskopi për ditën e sotme - çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Horoskopi për ditën e sotme - çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Qershori 2026 do të jetë muaji i fatit për këto shenja të horoskopit

Qershori 2026 do të jetë muaji i fatit për këto shenja të horoskopit

Horoskopi sot- Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Horoskopi sot- Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Pothuajse askush nuk e përdor këtë funksion në klimë: Një klik largon mykun, erërat dhe papastërtitë

Pothuajse askush nuk e përdor këtë funksion në klimë: Një klik largon mykun, erërat dhe papastërtitë

Horoskopi për ditën e sotme, 28 maj 2026

Horoskopi për ditën e sotme, 28 maj 2026

Video virale tregon Robert F. Kennedy Jr. duke kapur gjarpërinj me duar

Video virale tregon Robert F. Kennedy Jr. duke kapur gjarpërinj me duar

Parashikimi i horoskopit 26 maj, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju sot

Parashikimi i horoskopit 26 maj, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju sot

A e ulë seksi stresin?

A e ulë seksi stresin?

Horoskopi për sot, ja çka kanë parashikuar yjet

Horoskopi për sot, ja çka kanë parashikuar yjet

Bëjeni të çmendet: Mos u përmbani - tregoni çdo gjë që dini!

Bëjeni të çmendet: Mos u përmbani - tregoni çdo gjë që dini!

Pse nuk ndryshket ari? Shkencëtarët zbulojnë “arsyen atomike” pas qëndrueshmërisë së metalit të çmuar

Pse nuk ndryshket ari? Shkencëtarët zbulojnë “arsyen atomike” pas qëndrueshmërisë së metalit të çmuar