SHBA fillon sulmin ndaj Iranit, sanksionet godasin sektorin e naftës dhe atë financiar

SHBA fillon sulmin ndaj Iranit, sanksionet godasin sektorin e naftës dhe atë financiar

Më 5 Nëntor, sanksionet amerikane synojnë të godasin zemrën ekonomike të Republikës Islamike- eksportin e energjisë. Nga kjo ditë ndalen bizneset e ndryshme në shoqëritë iraniane të naftës, shkruan DW. Edhe sigurimet e të gjitha llojeve janë të ndaluara, edhe ato të transporteve të naftës. Në të njëjtën kohë do të shtohen edhe sanksionet për sektorin […]

Nga kjo ditë ndalen bizneset e ndryshme në shoqëritë iraniane të naftës, shkruan DW.

Edhe sigurimet e të gjitha llojeve janë të ndaluara, edhe ato të transporteve të naftës. Në të njëjtën kohë do të shtohen edhe sanksionet për sektorin financiar. Kështu do të ndalohen të gjitha transaksionet financiare me Bankën Qendrore Iraniane dhe banka të tjera iraniane. Presidenti Trump i ka quajtur këto sanksione “më të ashprat e të gjitha kohërave”. Eksporti iranian i naftës duhet të zerohet, sipas vullnetit të qeverisë amerikane. Edhe nëse kjo nuk arrihet plotësisht, çdo lloj kufizimi i ri eksportit të naftës do të ishte i dhimbshëm për Iranin. 80% e të ardhurave shtetërore të Iranit e kanë origjinën në shitjen e naftës.

Cilat sanksione janë në fuqi?

Pas daljes së njëasnhme të SHBA nga marrëveshja atomike- Joint Comprehensive Plan of Action, shkurt JCPOA, SHBA u vendosi afate partnerëve të Iranit për të reduktuar bizneset e tyre. Afati i parë prej 60 ditësh përfundoi më 6 gusht. Pas kësaj Iranit iu bllokua mundësia e akcesit tek dollari amerikan. Edhe industri të tjera të rëndësishme iraniane si ajo e automobilëve dhe qilimëve u vendosën nën sanksione. Afati i dytë merr fund më 5 Nëntor.

Cili është qëllimi i sanksioneve ?

Sipas qeverisë amerikane me sanksionet duhet të ushtrohet „maksimalisht presion ndaj Iranit. Sekretari i Departamentit Amerikan të Shtetit, Mike Pompeo në një fjalim më 21 Maj paraqiti një listë me 21 kërkesa që duhet të përmbushen për të mënjanuar sanksionet. Irani duhet të dorëzojë programin e tij të raketave, të mos mbështesë më „grupet terroriste në Lindjen e Mesme,” përfshirë edhe Hizbollahët, Hamasin dhe grupin Xhihadi Islamik Palestinez. Ky vend duhet të tërheqë të gjitha trupat nën komandon iraniane nga Siria, dhe kërkojë çmobilizimin e milicëve shiitë ne Irak.

Rrëzimi i qeverisë iraniane nuk është qëllim i shpallur zyrtarisht i sanksioneve. Por deklaratat e këshilltarit të presidentit amerikan për sigurinë, John Bolton të lenë të kuptosh se destabilizimi i Iranit dhe ndërrimi i regjimit në Teheran do të ishin të dëshiruara.

Parnerët e tjerë të marrëveshjes atomike, si Gjermania, Franca, Anglia, Kina dhe Rusia e kanë dënuar largimin e njëanshëm të SHBA nga marrëveshja atomike. Ata duan ta respektojnë marrëveshjen për të cilën u deshën 12 vjet të arrihej. Qëllimi marrëveshjes do të arrihej sipas tyre – pra mënjanimi i rrezikut që Irani të armatosej me armë nukleare. Qëndrimi politik i Iranit në rajon nuk ka qenë asnjëherë pjesë e marrëveshjes. Edhe Irani dëshiron të respektojë marrëveshjen. Por vetëm, nëse përfiton nga avantazhet që parashihte kjo marrëveshje. Këtu bënte pjesë edhe shkëmbimi ekonomik me vendin e dobësuar nga sanksionet. Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike rregullisht ka konfirmuar, se Irani i respekton kushtet e marrëveshjes atomike.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?