Senatorëve të UP-së u kërkohet sërish vota për klientët e dekanes Manxhuka

Fakulteti i Mjekësisë nuk i është bindur kërkesës së Senatit të Universitetit të Prishtinës për të propozuar për profesorë të kirurgjisë kandidatët me kredenciale shkencore shumëfish më të mëdha se ato të Floren Kavajës dhe të Fahredin Veselajt, të dy klientë të dekanes Suzana Manxhuka. Mëngjesin e së enjtes, senatorët do t’i kenë sërish para […]
Mëngjesin e së enjtes, senatorët do t’i kenë sërish para vetes emrat e këtyre të dyve, meqë fakulteti këmbëngul se vetëm këta duhet bërë profesorë, shkruan sot “Koha Ditore”.
Vetëm dy javë më parë, me shumicë votash, ky forum i Universitetit më të madh publik në Kosovë i ka kthyer mbrapsht propozimet për t’i bërë profesorë Kavajën e Veselajn.
Shumë senatorë kanë ofruar dëshmi, sipas së cilave kandidatët meritorë ishin lënë jashtë, ndërsa ata me kredenciale minimale shkencore ishin propozuar për t’u avancuar në thirrje akademike. Prandaj, i ishte kërkuar Fakultetit që t’i rishqyrtonte propozimet.












