Sela thotë që shqiptarët në Maqedoni po vuajnë njësoj si në kohën e ish Jugosllavisë

Zijadin Sela ka thënë se anëtarësimi i Maqedonisë në NATO, përgjegjësia historike, janë jetike për vendin. “Rruga drejt BE-së poashtu është jetike për shqiptarët në Maqedoni, ashtu siç është jetike gjuha shqipe e të drejtat tjera. Këto dy gjëra nuk mund të kushtëzojnë njëra-tjetrën, përkundrazi plotësojnë njëra-tjetrën. Sa më tepër Maqedonia të jetë vend i […]
Zijadin Sela ka thënë se anëtarësimi i Maqedonisë në NATO, përgjegjësia historike, janë jetike për vendin.
“Rruga drejt BE-së poashtu është jetike për shqiptarët në Maqedoni, ashtu siç është jetike gjuha shqipe e të drejtat tjera. Këto dy gjëra nuk mund të kushtëzojnë njëra-tjetrën, përkundrazi plotësojnë njëra-tjetrën. Sa më tepër Maqedonia të jetë vend i drejtë, më pas kokëçarje do të ketë në NATO e BE, sepse këto procese nuk përmbyllen me kaq. Do të ishte më lehtë nëse funksionojmë të unifikuar”, tha Sela.
Sela ka folur është për çështjen e amnistisë së ngjarjes së 27 prillit në Parlament.
“Problemi kryesor në Maqedoni është drejtësia selektive. Proceset e montuara politike që kanë ndodhur në vazhdimësi nga ana e regjimit maqedonas kanë ndodhur vetëm tek shqiptarët. Intensiteti kurrë nuk ka pushuar dhe ka qenë i njëjtë si në Ish-Jugosllavi, si sot. Amnistia është e papranueshme për ne. Nëse dikush guxon ta bëjë atëherë amnistia s’mund ta përfshijë vetëm një ditë, vetëm ca persona. Nëse ndodh, unë do të kërkojë që të gjithë personat që janë të dënuar me të njëjtën cilësi të veprës, ata të përfshihen edhe nga proceset e montuara politike nga viti 2001 e këtej. Sido që të jetë, është shumë zhurmë për asgjë. Nuk besoj që do të ndodhë diçka e tillë pasi është në kundërshtim me politika e Bashkimit Evropian”, tha tutje Sela.
Ai tha se nëse Maqedonia do që ta ndërpres rrugën drejt BE-së, mund ta bëjë ligjin për amnisti.
“Falja do të kishte vetëm një kuptim të ndodh. Marrëveshje midis shqiptarëve dhe maqedonasve”, tha ai.
Sela tha se duhet të ketë komision parlamentar që ka për qëllim të pajtoj shqiptarët dhe maqedonasit, duke u marrë vesh që amandamentet që janë në interes të shqiptarëve të inkorporohen në Kushtetutë.












