Rruga Tiranë-Durrës do të zgjerohet para se të fillojë taksa prej 2 eurove

Rruga Tiranë-Durrës do të zgjerohet para se të fillojë taksa prej 2 eurove

Plani për zgjerimin e rrugës Tiranë-Durrës është i hershëm, që në vitin 2007, por gjithmonë qeveritë kanë qenë në dilemën nëse do të ndërtohej me paratë e buxhetit apo të jepej me koncesion. Një dilemë e cila u duk se mori fund 4 vjet më parë. Në vitin 2014, qeveria shqiptare vendosi që zgjerimi i […]

Në vitin 2014, qeveria shqiptare vendosi që zgjerimi i rrugës Tiranë-Durrës të financohej me paratë e buxhetit të shtetit. Mbi bazën e këtij vendimi autoriteti rrugor shqiptar pajtoi një kompani italiane për të bërë studimin e fizibilitetit dhe projektin e rrugës.

Projekti përfundoi vitin e kaluar, por pak muaj më vonë qeveria ndryshoi qëndrim duke e shpallur aksin Tiranë-Durrës në listën e rrugëve që do jepen me koncesion, raporton Tch.

Projekti i kompanisë italiane SPEA parashikon që rruga të zgjerohet me dy korsi shtesë në secilin krah, përfshirë një korsi emergjence, me një kosto totale për buxhetin prej ishte 29.2 miliardë lekë.

Por me sa duket projekti i italianëve do të mbetet vetëm në letër. Qeveria e ka listuar rrugën Tiranë-Durrës në listën e akseve që do të jepen me koncesion duke përcaktuar një tavan kostoje 49.1 miliardë lekë ose 20 miliardë lekë më shumë nga projekti i italianëve.

Por në rastin e koncesionit, ky tavan është thuajse hipotetik. Buxheti i shtetit nuk paguan asnjë fond, pasi rruga ndërtohet me paratë e privatit dhe paguhet direkt nga qytetarët përmes tarifës së kalimit.

Duke qenë se Tiranë-Durrës është aksi me qarkullimin më të madh në Shqipëri, kjo e bën koncesionin automatikisht fitimprurës, pa patur nevojë të garantohet nga buxheti i shtetit si në rastin e rrugës Durrës-Kukës.

Madje, nëse tarifa e kalimit do të vendoset dy euro ashtu si është propozuar në studimin e fizibilitetit, atëherë për 30 vjet koncesioni i Tiranë-Durrës mund të gjenerojë deri në 1 miliardë euro të ardhura.

Por këto janë të gjitha llogari paraprake, pasi deri tani projekti i koncesionit është ende në fazë fillestare dhe ministria e transporteve deklaron se nuk ka vendosur nëse do e pranojë apo jo ofertën e pakërkuar që ka mbërritur për këtë rrugë.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?