Rrjeti i Grave: Duam burgim të përjetshëm për Pjetër Nrecajn

Pjetër Nrecaj është dënuar me 24 vjet burgim për vrasjen e bashkëshortes, Valbonës, dhe vajzës së tij. Ky vendim i marrë sot nga Gjykata Themelore e Gjakovës është tejet i ulët sipas Rrjetit të Grave, i cili kërkon burgim të përjetshëm për të pandehurin Nrecaj. “Ne jemi shumë të pakënaqur me vendimin e marrë, vendimi […]
Ky vendim i marrë sot nga Gjykata Themelore e Gjakovës është tejet i ulët sipas Rrjetit të Grave, i cili kërkon burgim të përjetshëm për të pandehurin Nrecaj.
“Ne jemi shumë të pakënaqur me vendimin e marrë, vendimi është katastrofal i vogël në krahasim me krimin e bërë, ne si Rrjet i Grave jemi të pakënaqur me dënimin dhe kërkojmë burgim të përjetshëm”, ka thënë për KP Adelina Berisha nga Rrjeti i Grave të Kosovës.
Valbona Nrecaj u qëllua për vdekje mbrëmjen e 7 gushtit, kurse pesë orë më herët ajo kishte njoftuar policinë për kërcënimet që po i bëheshin nga ish-bashkëshorti.












