Rreth 36 mijë shqiptarë votuan për Këshillin Nacional Shqiptar

Rreth 36 mijë shqiptarë votuan për Këshillin Nacional Shqiptar

Në komunat shqiptare në Luginën e Preshevës, sot pati zgjedhje. Atje shqiptarët dolën të votojnë për kandidatët e tyre për Asamblenë e Këshillit Nacional Shqiptar. Rreth 36 mijë votues shqiptarë, në 55 vendvotime të Preshevës, Bujanocit e Medvegjës, patën rastin të votojnë kandidatët e tyre për Asamblenë e Këshillit Nacional Shqiptar. Pesë parti politike dhe […]

Rreth 36 mijë votues shqiptarë, në 55 vendvotime të Preshevës, Bujanocit e Medvegjës, patën rastin të votojnë kandidatët e tyre për Asamblenë e Këshillit Nacional Shqiptar.

Pesë parti politike dhe një grupim qytetar, garuan në këto zgjedhje për pesëmbëdhjetë ulëset e këtij Kuvendi, i cili sipas ligjit për pakicat kombëtare të Serbisë, ka kompetenca në arsim, kulturë, informim, përdorim të gjuhës e shkrimit dhe simbolet kombëtare.

Sipas rregullave të zgjedhjeve, të gjitha vendvotimet u hapën me kohë dhe përveç në vendvotimin numër 16 në fshatin Hashan është evidentuar mungesa e fletës kontrolluese në hapje të kutisë votuese, ndërkohë që më pas gjithçka ka shkuar në rregull.

Deri në orët e mbrëmjes në Preshevës e Bujanoc, të drejtën qytetare e kanë shfrytëzuar rreth 30 % e qytetarëve që janë në listat votuese.

Sipas informacioneve nga terreni edhe në Medvegjë procesi zgjedhor kaloi pa probleme të theksuara. Për të votuar, në mënyrë të organizuar nga Kosova, erdhën dy autobusë me votues, ndërsa siç merret vesh në aspektin e përqindjes, edhe në këtë komunë dalja arrin rreth 30 % të votuesve të regjistruar.

Qytetarët të cilët e shfrytëzuan të drejtën e tyre ligjore, pritjet e tyre i kanë që të përmirësohet jeta e shqiptarëve në këtë rajon.

Vendvotimet ishin të hapura deri në orën 20, ndërsa rezultatet e para preliminare priten rreth orëve të vona të mbrëmjes. Zgjedhjet e sotme po monitorohet nga përfaqësues të disa ambasadave të shteteve të Bashkimit Europian të akredituara në Beograd, përfshirë Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe atë të Republikës së Shqipërisë. (RTK)

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?