Reagimi i Macronit pas votimit të Kaledonisë së Re kundër pavarësimit nga Franca

Presidenti francez, Emmanuel Macron, thotë se shumica e banorëve të Kaledonias së Re që kanë votuar në një referendum për pavarësi kanë vendosur të mbesin pjesë e Francës. Në një paraqitje televizive nga Parisi, Macron u zotua se “nuk ka rrugë tjetër përpos asaj të dialogut” mbi të ardhmen e arkipelagut të Paqësorit Jugor që […]
Në një paraqitje televizive nga Parisi, Macron u zotua se “nuk ka rrugë tjetër përpos asaj të dialogut” mbi të ardhmen e arkipelagut të Paqësorit Jugor që ka qenë pjesë e Francës që nga viti 1853, raporton AP.
Kryeministri francez, Edouard Philippe, do të takohet me zyrtarë të Kaledonias së Re për të diskutuar mbi planet për të ardhmen, transmeton Koha.net.
Referendumi ishte rezultat i një procesi që ka nisur 30 vjet më parë për t’i dhënë fund viteve të dhunës mes përkrahësve dhe kundërshtarëve të ndarjes nga Franca.












