Pse nuk po zbatohet në tërësi kodi +383?

Pse nuk po zbatohet në tërësi kodi +383?

Zbatimi i plotë i kodit shtetëror telefonik të Kosovës (+383) vazhdon të zvarritet. Ndonëse ishte paraparë që zbatimi i plotë i këtij kodi të nisë më 30 qershor të këtij viti dhe pas ishte vendosur edhe një afat shtesë për datën 31 tetor, zbatimi i plotë nuk ka ndodhur ende. Tani, afati i fundit për […]

Zbatimi i plotë i kodit shtetëror telefonik të Kosovës (+383) vazhdon të zvarritet.
Ndonëse ishte paraparë që zbatimi i plotë i këtij kodi të nisë më 30 qershor të këtij viti dhe pas ishte vendosur edhe një afat shtesë për datën 31 tetor, zbatimi i plotë nuk ka ndodhur ende.
Tani, afati i fundit për zbatimin në tërësi të kodit telefonik, që nënkupton edhe largimin e kodeve aktuale ndërkombëtare, është data 15 janar, 2019.
Dy operatorët e telefonisë mobile në Kosovë, Vala dhe IPKO, janë deklaruar se si sfidë për fillimin e zbatimit në tërësi të kodit telefonik të Kosovës +383 janë relacionet e tyre me operatorët ndërkombëtarë.
Në pamundësi për arritjen e afatit për zbatim të kodit +383, dy operatorët Vala dhe Ipko kishin kërkuar shtyrje të afatit, por kjo nuk është pranuar nga Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP).
Kryetari i Bordit të ARKEP, Kreshnik Gashi tha për Radion Evropa e Lirë se kanë filluar me procedura për sanksione ndaj operatorëve të cilët nuk i janë përmbajtur afatit ligjor për largimin e kodeve paralele ndërkombëtare.
“Vendimi i fundit i ARKEP nuk pranon shtyrjen, por nxjerr vërejtjen përfundimtare dhe kërkon që të eliminohen parregullsitë brenda një afati sa më të shpejtë që është i mundur, derisa me masa sanksionuese fillohet nga data 15 janar, 2019”, tha Gashi.

Çfarë po ndodh me zbatimin e kodit +383?

Sipas Gashit, operatorët e telefonisë fikse dhe mobile Vala dhe IPKO do të mund të ndëshkohen me pagesë mujore prej 10.000 eurove, por si masë ndëshkuese kjo edhe mund të rritet.
Aktualisht në Kosovë, telefonia mobile Vala shfrytëzon kodin e Monakos (+377), ajo e IPKO-s kodin e Sllovenisë (+386), për të cilat Kosova duhet të paguajë kosto të lartë të shpenzimeve.
Kostot e përgjithshme të shkaktuara nga përdorimi i këtyre kodeve kapin shifrën në mbi 200 milionë euro.
Gashi thekson se sanksionet janë masa e fundit me anë të së cilës i kërkohet që të realizohet zbatimi i një vendimi të rëndësishëm shtetëror, siç është zbatimi i plotë i kodit +383.
“Ne i kemi parasysh disa sfida të operatorëve të cilat na kanë dokumentuar se një pjesë e madhe e trafikut ende kalon ndërmjet kodeve +386 dhe kodi +377, por jemi të bindur se pa fillimin e përdorimit të vetëm të kodit +383 do të ketë gjithmonë një përqindje të trafikut që do të kalojë në kodet tjera. Në këtë kuadër kërkojmë që sa më shpejt të bëhet zbatimi i kodit dhe të largohen kodet aktuale në mënyrë që ata të mos sanksionohen”, thotë Gashi.
Në anën tjetër, ekspert të çështjeve të telekomunikacioni e konsiderojnë neglizhencë të operatorëve telefonik mosrrumbullakimin në afat të caktuar të kodit shtetërorë telefonik të Kosovës +383.
Eksperti i telekomunikacionit, Agron Dida, dikur udhëheqës i Post-Telekomit të Kosovës, në një bisedë për Radion Evropa e Lirë, thotë se do të duhej të ndëshkoheshin operatorët për neglizhencën e treguar karshi zbatimit në tërësi të kodit telefonik të Kosovës.
“Unë mendojë që kjo është neglizhencë e pafalshme. Rregullatori (ARKEP) është të vendosë menjëherë gjoba pasi që këta do të vonohen përsëri. Kjo nuk është problem i qytetarëve të Kosovës, por operatorëve të cilët duhet ta zgjidhin. Ata duhet të bëjnë maksimumin e vet për të bërë një shërbim si duhet për qytetarët. Po bëhet një kohë e gjatë që qytetarët kanë problem me komunikim, pasi që softuerët e këtyre sistemeve nuk janë adaptuar si duhet dhe nuk kanë bërë zgjidhje transitore për të kaluar në sistemin e ri në kodin +383”, thekson Dida.
Kodi shtetëror telefonik i Kosovës është ndarë në dhjetor të vitit të 2016 nga Unioni Ndërkombëtar i Telekomunikimeve (ITU). Ky kod ishte rezultat i bisedimeve në Bruksel, ndërmjet delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?