PSD pret zyrtarët francezë: Hashim Thaçi nuk ka legjitimitet për ta udhëhequr dialogun

PSD pret zyrtarët francezë: Hashim Thaçi nuk ka legjitimitet për ta udhëhequr dialogun

Kryetari dhe anëtari i kryesisë së Partisë Socialdemokrate, Shpend Ahmeti, dhe Belgzim Kamberi kanë pritur sot në Prishtinë, Drejtoreshën për Evropën Kontinentale në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Francës, Florence Mangin, zyrtaren përgjegjëse për Republikën e Kosovës në Zyrën për Ballkan të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Francës Fanny Sebba, zyrtarin nga Zyrja […]

Kryetari dhe anëtari i kryesisë së Partisë Socialdemokrate, Shpend Ahmeti, dhe Belgzim Kamberi kanë pritur sot në Prishtinë, Drejtoreshën për Evropën Kontinentale në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Francës, Florence Mangin, zyrtaren përgjegjëse për Republikën e Kosovës në Zyrën për Ballkan të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Francës Fanny Sebba, zyrtarin nga Zyrja Politike Timothée Barbier dhe ambasadorin e Republikës së Francës në Kosovë, Didier Chabert, ka njoftuar PSD-ja përmes një komunikate.

Marrëdhëniet midis Kosovës dhe Francës, zhvillimet politike në vend, e me theks të veçantë dialogu me Serbinë, ishin temat qendrore të takimit.

Duke falenderuar autoritetet franceze për mbështetjen e vazhdueshme në shtetndërtimin e Republikës së Kosovës, kryetari Shpend Ahmeti shprehu qëndrimin e Partisë Socialdemokrate, se Kuvendi i Republikës duhet të jetë bartës i dialogut me Serbinë, prej ku duhet të burojë platforma shtetërore, ekipi negociues dhe komision mbikëqyrës.

Kreu i PSD-së ritheksoi se Presidenti Hashim Thaçi nuk ka legjitimitet për t’i drejtuar bisedimet në emër të Kosovës, e se Kuvendi i Republikës duhet t’i përcaktojë premisat mbi të cilat do të funksiononte ekipi negociues dhe parimet mbi të cilat do të negociohej një marrëveshje eventuale me Serbinë, thuhet më tej në komunikatë.

Duke e veçuar rëndësinë e perspektivës evropiane për rajonin, Ahmeti kërkoi nga shteti francez mbështetje për liberalizimin e vizave për Kosovën dhe anëtarësimin e Kosovës në Interpol.

Zyrtarët e Francës shprehën besimin e tyre që partitë politike, të përfaqësuara në Kuvendin e Kosovës, do ta gjejnë së shpejti një zgjidhje të përbashkët për të ecur tutje në dialogun me Serbinë, në funksion të marrëveshjes Kosovë-Serbi. Diplomatët francezë veçuan po ashtu nevojën për reformën në drejtësi, e sidomos miratimin dhe zbatimin e Ligjit për konfiskimin e pasurisë së paligjshme.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?