PSD: Drejtësia për Astritin, kusht për një shoqëri të drejtë dhe republikë të lirë

Një delegacion i Partisë Socialdemokrate ka bërë sot homazhe pranë varrit të aktivistit Astrit Dehari, me rastin e dyvjetorit të vdekjes së tij në burgun e Prizrenit. ‘’Shoku dhe bashkëveprimtari Astrit Dehari vdiq në duart e pushtetit. I burgosur paarsyeshëm dhe padrejtësisht. Ende askush nuk ka dhënë përgjegjësi politike dhe ligjore për humbjen e jetës […]
‘’Shoku dhe bashkëveprimtari Astrit Dehari vdiq në duart e pushtetit. I burgosur paarsyeshëm dhe padrejtësisht. Ende askush nuk ka dhënë përgjegjësi politike dhe ligjore për humbjen e jetës së tij.’’, thuhet ngs PSD.
Tutje kjo parti shton se ‘Drejtësia për Astritin është kushti për një shoqëri të drejtë, për republikë të lirë. Drejtësia për Astritin është liria e popullit të tij, e të gjithë popujve; barazia brenda popullit dhe midis popujve.’.
Sot dy vjet, Astrit Dehari kishte vdekur në burg, ku po mbahej në paraburgim si i dyshuar për sulmin ndaj Kuvendit të Kosovës./Periskopi/












