Protestë në Beograd: ‘Gjithmonë pipi, kurrë më pushka’

Protesta është menduar si fishkëllimë protestuese kundër mbështetjes shtetërore të kriminelëve të luftës, nxitje në lufta të reja dhe represeionit mbi aktivistët për të dejtat e njeriut. Në qendër të Beogradit, në parkun para ndërtesës së Kryesisë së Serbisë, ka filluar një tubim protestues “Gjithmonë pipi, kurrë më pushka!”, të cilin e ka organizuar organizata […]
Në qendër të Beogradit, në parkun para ndërtesës së Kryesisë së Serbisë, ka filluar një tubim protestues “Gjithmonë pipi, kurrë më pushka!”, të cilin e ka organizuar organizata joqevceritare Iniciativa e të rinjve për të drejta të njeriut.
Protesta, sipas kumtesës së Iniciativës së të rinjve, siç e transmeton Radio Evropa e Lirë në gjuhën serbe, është menduar si fishkëllimë protestuese kundër mbështetjes shtetërore të kriminelëve të luftës, nxitje në lufta të reja dhe represeionit mbi aktivistët për të dejtat e njeriut.
“Shkas për protestë është fushata e vazhdueshme e promovimit të kriminelëve të luftës dhe paralajmërimi i luftave të reja, i cili është ngjallur me botimin e librit të Nebojsa Pavkovicit e Vladimir Lazarevicit nga ana e Ministrisë së mbrojtjes”, thuhët në kumtesë.
Ndër librat e publikuar përmendet edhe ai “Korpusi i Prishtinës 1998 – 1999” e paraqitur si “dëshmi e komnadantëve të luftës” – ndër të cilët edhe e gjeneralit Vladimir Lazarevic, i cili ka vuajtur 14 vjet burg për shkak të krimeve të luftës ndaj civilëve në Kosovës. Lazarevic në tetor të vitit 2017 ka mbajtur edhe ligjëratë para kadetëve të Akademisë ushtarake në Beograd.












