Pronari i shtëpisë në Veternik ishte cak i hajnave disa ditë më herët – Dalin detaje të reja

Pronari i shtëpisë në Veternik ishte cak i hajnave disa ditë më herët – Dalin detaje të reja

Ridvan Beqiri nuk ka asnjë arsyeje që të dënohet për rastin e mbrëmjes së 27 tetorit në lagjen ‘Veternik’ të Prishtinës, sipas avokatit të tij Besnik Berisha. Ai thotë se klienti i tij duhet të trajtohet si viktimë dhe asnjëherë si agresor. Sipas tij hyrja në shtëpi me forcë, maskimi, armatosja dhe gatishmëria për ta […]

Ridvan Beqiri nuk ka asnjë arsyeje që të dënohet për rastin e mbrëmjes së 27 tetorit në lagjen ‘Veternik’ të Prishtinës, sipas avokatit të tij Besnik Berisha. Ai thotë se klienti i tij duhet të trajtohet si viktimë dhe asnjëherë si agresor.

Sipas tij hyrja në shtëpi me forcë, maskimi, armatosja dhe gatishmëria për ta eliminuar këdo që do t’i pengonte grabitësit, dëshmojnë vetëmbrojtjen e Beqirit. Madje, avokati thotë se asnjë prokurorë, as nuk do të zhvillojë hetime të mëtutjeshme.

“Ligji parasheh përjashtime ndaj kundërligjshmërisë për veprime të tilla, unë besoj se asnjë prokurorë nuk do ta konsideroj të nevojshme as për të zhvilluar hetim të mëtutjeshëm, por ai duhet të trajtohet si viktimë dhe jo si agresor”, ka thënë Berisha për Insajderin.

Avokati pret që pasi Policia e Kosovës t’i arrestojë edhe tre grabitësit e tjerë që ishin së bashku me Kujtim Krasniqin, të jenë subjekt hetimi dhe gjykimi. Thotë se pret që të jenë palë e dëmtuar.

“Natyrisht që Policia janë duke zhvilluar hetime, por edhe janë duke kërkuar personat të tjerë që janë në arrati. Duke pasur parasysh se shtëpia e të dëmtuarit ka qenë cak i grabitjeve edhe disa ditë më herët, unë gjykoj se momentin kur të kapen edhe personat e tjerë do të jenë subjekt i hetimit dhe gjykimit. Ndërsa së bashku me klientin do të paraqitemi në cilësinë e palës së dëmtuar”, ka deklaruar avokati Berisha.

Më tej ai thotë se veprimi i klientit të tij i plotëson të gjitha kushtet që të lirohet nga përgjegjësia pasi ishte mbrojtje e domosdoshme.

“Kodi Penal është mjaftë i qartë parasheh situata kur dikush lirohet nga përgjegjësia penale, madje titullohet shkaqet që përjashtojnë kundër ligjshmërinë. Një prej shkaqeve është kur detyrohet të mbrohet për parandalimin e sulmit real, me kusht që mbrojtja të jetë në proporcion me sulmin. Në rastin konkret janë plotësuar të gjitha kushtet (për t’u vetëmbrojt)”.

“Vetë fakti që kanë qenë të armatosur, të maskuar dhe kanë hyrë me forcë në shtëpinë e personit me qëllim të grabitjes dhe nuk është përjashtuar mundësia edhe vrasja e atij që përballet me ta, mund të thuhet se sulmi ka qenë real dhe mbrojtja ka qenë në proporcion me atë çfarë është kanosur”, ka deklaruar avokati për Insajderin.

Berisha thotë se avokat i Beqirit është bërë pa pagesë për shkak se ai po e mbronte shtëpinë e vet. Thotë se duhet merr mbështete edhe nga shoqëria, ashtu siç gëzon mbrojte ligjore.

“Unë mendoj që përveç se gëzon mbrojtje ligjore, duhet të gëzoj edhe mbështetje të secilit që e dëshiron këtë vend të qetë dhe të sigurt. Ajo çfarë po përjetojmë vitin e fundit sigurisht se nuk e bënë të qetë dhe të sigurt. Unë kaq mund t’i ofroj që dikush të mos penalizohet për shkak se e ka mbrojt ‘pragun e shtëpisë’ t’i themi kështu”, ka deklaruar Berisha për Insajderin.

Kujtojmë se në shtëpinë e Ridvan Beqirit mbrëmjen e 27 nëntorit ishin futur katër grabitës të maskuar dhe të armatosur. Beqiri ishte përleshur me armë zjarri ku njëri prej grabitësve kishte mbetur i vdekur. Kujtim Krasniqi, është varrosur sot në fshatin e tij në Makovc.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?