Presidenti i ri i Brazilit me ndryshime të mëdha në politikën e jashtme

Presidenti i ri i Brazilit me ndryshime të mëdha në politikën e jashtme

Presidenti i sapozgjedhur i Brazilit, njëkohësisht përfaqësues i ekstremit të djathtë, Jair Bolsonaro tha se nuk kishte asnjë pikë që e bënte të ruante marrëdhëniet diplomatike me Kubën, pasi kjo e fundit shkel të drejtat e njeriut, ndaj nuk duhej bërë biznes me ishullin e drejtuar nga komunistët. Në një intervistë botuar të premten nga […]

Presidenti i sapozgjedhur i Brazilit, njëkohësisht përfaqësues i ekstremit të djathtë, Jair Bolsonaro tha se nuk kishte asnjë pikë që e bënte të ruante marrëdhëniet diplomatike me Kubën, pasi kjo e fundit shkel të drejtat e njeriut, ndaj nuk duhej bërë biznes me ishullin e drejtuar nga komunistët.

Në një intervistë botuar të premten nga gazeta Correio Braziliense, Bolsonaro kritikoi programin Mais Medicos (More Doctors), nëpërmjet të cilit 11,420 mjekë kubanë punojnë në pjesët e varfra ose të largëta të Brazilit.

Ai tha se 75 për qind e pagave të mjekëve i është paguar qeverisë së Kubës, por sërish fëmijët e mjekëve nuk u lejuan të bashkoheshin me ta në Brazil, duke përmendur rastin e një mjekeje, tre fëmijët e të cilës qëndrojnë ende në Kubë.

“Kjo është vetëm torturë për një nënë. A mund të mbajmë marrëdhënie diplomatike me një vend që i trajton njerëzit e saj në këtë mënyrë?”, tha presidenti i sapo zgjedhur i Brazilit.

Bolsonaro tha se programi, i filluar nga ish presidenti i majtë Dilma Rousseff për të ofruar kujdes mjekësor në zonat ku mjekët brazilianë nuk donin të shërbenin, mund të vazhdojë, por mjekët kubanë duhet të marrin pagën e tyre të plotë dhe të kenë fëmijët e tyre me vete.

Bolsonaro, i cili u zgjodh javën e kaluar, merr detyrën më 1 janar dhe ka premtuar ndryshimin më të madh në politikën e jashtme braziliane në dekada.

Ai do të kërkojë marrëdhënie më të ngushta me Shtetet e Bashkuara dhe konfirmoi të enjten se ai ka në plan të ndjekë vendimin e presidentit Donald Trump dhe të çojë ambasadën e Brazilit në Izrael, në Jeruzalem.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?