Policia konfirmon hetimet për kompaninë që po ofron punësim në Gjermani

Policia konfirmon hetimet për kompaninë që po ofron punësim në Gjermani

Policia e Kosovës ka filluar hetimet për kompaninë “B.S.B. Aviation” nga Prizreni, e cila në bashkëpunim në bashkëpunim me kompaninë “O.B.M Aviation” nga Gjermania ka premtuar 2000 vende pune në Gjermani për qytetarët e Republikës së Kosovës. Lajmin e konfirmoi zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi. Ai tha se me këtë rast po merret […]

Lajmin e konfirmoi zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.

Ai tha se me këtë rast po merret Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit e cila është duke i trajtuar në aspektin policor.

“Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit i ka këto informacione dhe të njëjtat është duke i trajtuar në aspektin policor”, ka thënë Krasniqi.

Ndërkaq, të mërkurën kompania “B.S.B. Aviation”, nga Prizreni mblodhi në shtëpinë e Kulturës “Xhemajli Berisha”, shumë qytetarë nga e gjithë Kosova për t’ua treguar kushtet dhe mënyrën e punësimit në Gjermani.

Ndryshe, një ditë më parë në lidhje me këtë rast ka folur edhe kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, i cili tha se po merren organet kompetente.

“Organet kompetente janë në proces, por nuk po paragjykojmë diçka tash, se pse është e vështirë të thuhet menjëherë diçka, por organet kompetente janë në proces. Me siguri do të kemi ndonjë konfirmim se çka po ndodh”, tha Haradinaj.

Por drejtuesit e kompanisë “B.S.B Aviation” kanë thënë dje për Telegrafin se ata nuk janë ftuar nga asnjë organ i shtetit për të dhënë sqarime rreth konkursit të tyre për punë, ndërsa sot Telegrafi ka tentuar t’i kontaktojë në numrin e kontaktit të biznesit në ARBK, por nuk u janë përgjigjur thirrjeve telefonike.

Dyshimet kanë ardhur pasi që kompania B.S.B Aviation është regjistruar në Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve të Kosovë, (ARBK), e  cila funksionon në kuadër të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë (MTI) me pronar Bujar Berisha,  është regjistruar si biznes me 24 tetor 2018 me kapital prej vetëm 1000.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?