Poe viziton Beogradin – Vuçiq shpreh kënaqësinë që administrata Trump nuk vë kufizime

Poe viziton Beogradin – Vuçiq shpreh kënaqësinë që administrata Trump nuk vë kufizime

Ted Poe, kongresist amerikan nga partia republikane ka vizituar Beogradin ku është takuar me presidentin serb Aleksandër Vuçiq dhe kryeministren e këtij vendi, Ana Bërnabiqin. Në takim bëhet e ditur se është diskutuar edhe për arritjen e një marrëveshjeje mes Kosovës dhe Serbisë. Vuçiq ka përsëritur se është e nevojshme arritja e një zgjidhjeje për […]

Ted Poe, kongresist amerikan nga partia republikane ka vizituar Beogradin ku është takuar me presidentin serb Aleksandër Vuçiq dhe kryeministren e këtij vendi, Ana Bërnabiqin.

Në takim bëhet e ditur se është diskutuar edhe për arritjen e një marrëveshjeje mes Kosovës dhe Serbisë.

Vuçiq ka përsëritur se është e nevojshme arritja e një zgjidhjeje për Kosovën me anë të dialogut Prishtinë-Beograd në Bruksel.

Ai – siç raportojnë mediet lokale – ka shtuar se është i kënaqur me qasjen aktuale të administratës së ShBA-së, të cilët së voni kanë shprehur qëndrimin se janë të hapur për të gjitha propozimet në mënyrë që çështja të zgjidhet.

Ndërsa kongresisiti amerikan ka thënë se Prishtinës dhe Beogardit duhet dhënë hapësire dhe kohë për të arritur një marrëveshje.

Poe së bashku me 7 kongresistë tjerë ditë më parë i kishin shkruar një letër sekretarit të shtetit, Mike Pompeo, ku i kishin kërkuar që ta mbështes Serbinë në zgjidhjen e çështjes së Kosovës.

Të fundit
Të ngjashme