Pesë shenja të kancerit të gjirit që s’kanë lidhje me gjëndrën

Pesë shenja të kancerit të gjirit që s’kanë lidhje me gjëndrën

Përgjithësisht kanceri i gjirit identifikohet me shfaqjen e gjëndrës, megjithatë janë disa shenja të tjera, zakonisht shfaqen para gjëndrës, të cilat paralajmërojnë kancer në gji. – Shfaqen gropëza dhe lëkura irritohet: pas bllokimit të enëve limfatike në lëkurë, shfaqen gropëza tek gjiri që më vonë pasohen nga irritimi i lëkurës, ndjesi djegieje. – Dhimbje e […]

– Shfaqen gropëza dhe lëkura irritohet: pas bllokimit të enëve limfatike në lëkurë, shfaqen gropëza tek gjiri që më vonë pasohen nga irritimi i lëkurës, ndjesi djegieje.

– Dhimbje e gjoksit: nëse keni dhimbje të vazhdueshme në zonën e gjoksit ose të thithkës, me përjashtim të rasteve si cikli menstrual, shtatzënia apo menopauza, atëherë tregoni kujdes pasi duhet të konsultoheni me specialistin.

– Ndryshime të përmasës së thithkës: duke qenë se po zhvillohet një masë kancerogjene, gjoksi në sipërfaqe pëson ndryshime ku një ndër to është edhe tërheqja e thithkës.

– Rrjedhje nga thithka: pavarësisht se jo gjithmonë paralajmëron kancer të gjirit, nëse vini re që zakonisht keni rrjedhje nga thithka (sidomos nëse ka gjak dhe shfaqet vetëm në njërin gji), duhet të vizitoni menjëherë mjekun.

– Ënjtje e gjithë gjirit ose një pjese të tij dhe ndryshime në ngjyrë ose formë: lëkura merr një ngjyrë tjetër, irritohet, ënjtet dhe shkakton dhimbje

Cilat gra janë të rrezikuara nga kanceri i gjirit?

Kanceri i gjirit mund të prekë çdo grua, por rreziku rritet me rritjen e moshës. Përgjithësisht preken moshat mbi 50 vjeç, megjithëse mund të preken edhe ato në moshë të re.

Faktorët që rrisin shanset për t’u prekur nga kanceri i gjirit:

– fillimi i hershëm i menstruacioneve
– shtatzënitë në moshë të madhe
– mbipesha pas menopauzës
– konsumimi i alkoolit dhe duhanit
– mungesa e aktivitetit fizik
– gjenetika (nëse ka patur paraardhës të prekur nga kjo sëmundje) etj.

Si zbulohet kanceri i gjirit?

1. Vetëkontrolli mujor i gjirit, i cili rekomandohet një herë në muaj duke filluar nga mosha 20 vjeç. Pas menstruacioneve, bëhen lëvizje rrotulluese me dorë duke kontrolluar gjinjtë, deri në pjesën e sipërme të kraharorit dhe sqetullave.

2. Ekzaminimi klinik, kontrolli përmes personelit mjekësor, që këshillohet një herë në vit.

3. Mamografia, që duhet kryer me patjetër nga moshat 35-40 vjeç të paktën një herë në dy vite, kap kancerin në faza shumë të hershme. Këshillohet të kryhet kur gjinjtë nuk janë të fryrë dhe nuk dhembin.

Të ngjashme
Horoskopi sot- Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Horoskopi sot- Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Mos blini perde të reja: Me këtë metodë 5-minutëshe do të bëhen sërish të bardha si bora

Mos blini perde të reja: Me këtë metodë 5-minutëshe do të bëhen sërish të bardha si bora

Horoskopi për ditën e sotme - çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Horoskopi për ditën e sotme - çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Qershori 2026 do të jetë muaji i fatit për këto shenja të horoskopit

Qershori 2026 do të jetë muaji i fatit për këto shenja të horoskopit

Horoskopi sot- Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Horoskopi sot- Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Pothuajse askush nuk e përdor këtë funksion në klimë: Një klik largon mykun, erërat dhe papastërtitë

Pothuajse askush nuk e përdor këtë funksion në klimë: Një klik largon mykun, erërat dhe papastërtitë

Horoskopi për ditën e sotme, 28 maj 2026

Horoskopi për ditën e sotme, 28 maj 2026

Video virale tregon Robert F. Kennedy Jr. duke kapur gjarpërinj me duar

Video virale tregon Robert F. Kennedy Jr. duke kapur gjarpërinj me duar

Parashikimi i horoskopit 26 maj, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju sot

Parashikimi i horoskopit 26 maj, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju sot

A e ulë seksi stresin?

A e ulë seksi stresin?

Horoskopi për sot, ja çka kanë parashikuar yjet

Horoskopi për sot, ja çka kanë parashikuar yjet

Bëjeni të çmendet: Mos u përmbani - tregoni çdo gjë që dini!

Bëjeni të çmendet: Mos u përmbani - tregoni çdo gjë që dini!

Pse nuk ndryshket ari? Shkencëtarët zbulojnë “arsyen atomike” pas qëndrueshmërisë së metalit të çmuar

Pse nuk ndryshket ari? Shkencëtarët zbulojnë “arsyen atomike” pas qëndrueshmërisë së metalit të çmuar