“Përfaqësuesit e ndërmarrjeve janë me fat që punëtorit s’i çojnë në gjyq”

Kryeinspektori i Punës, Basri Ibrahimi në mbledhjen e sotme të mbajtur në Odën Ekonomike të Kosovës ka akuzuar përfaqësuesit e ndërmarrjeve ndërtimore për gjendjen e krijuar në sektorin e ndërtimtarisë, duke e parë që vetëm brenda 10 muajve kanë humbur jetën 10 persona. Ai në mbledhjen e sotme mes tij, dhe përfaqësuesve të shoqatave së ndërmarrjeve […]
Kryeinspektori i Punës, Basri Ibrahimi në mbledhjen e sotme të mbajtur në Odën Ekonomike të Kosovës ka akuzuar përfaqësuesit e ndërmarrjeve ndërtimore për gjendjen e krijuar në sektorin e ndërtimtarisë, duke e parë që vetëm brenda 10 muajve kanë humbur jetën 10 persona.
Ai në mbledhjen e sotme mes tij, dhe përfaqësuesve të shoqatave së ndërmarrjeve ndërtimore ka akuzuar këta të fundit se nuk kanë marrë asnjë veprim për sigurinë e jetës të punëtorëve.
Për Ibrahimin përfaqësuesit e ndërmarrjeve janë me fat që punëtorët nuk i kanë vazhduar proceset gjyqësore për pasigurinë në punë.
“Fati i mirë i juve që punëtorët nuk kanë vazhduar procese gjyqësore”, ka thënë Ibrahimi, drejtuar përfaqsuesve të ndërmarrjeve ndërtimore.
Ibrahimi shtoi se këtë vit kemi pas shtatë raste të rënies së punëtorëve nga lartësia, e sipas tij kjo është me fajin e punëdhënësve pasi që ata nuk kanë marrë asnjë masë mbrojtëse për shëndetin dhe sigurinë e punëtorëve.
“Këtë vit kemi shtatë raste prej lartësisë nga lartë. Mirëpo situatat nuk janë duke u përmirësuar. Dhe pas kësaj kemi filluar të marrim disa veprime. Mirëpo ju keni marr raste vetëm sa për t’iu thënë inspektorit se janë ndërmarr masat e nevojshme. Kjo është një mashtrim i madh prandaj kjo është shumë e keqe nga ana e juaj e po ashtu edhe skelet është parë që askush nuk i ka vendosur. Sepse ne kemi parashikuar se e vetmja kjo është e vetmja mundësi që t’i mbrojmë shëndetin dhe sigurinë e punëtorëve”, ka thënë Ibrahimi












