PDK tash nuk e voton rezolutën për dialogun: Po tentojnë të na fusin në kurth

Shefi i Grupit Parlamentar Memli Krasniqi ka thënë se PDK nuk do të marrë fare pjesë në votimin e rezolutës së propozuar nga LDK për shkak se po tentohet të futet në kurthë koalicioni qeveritar. “Me këtë kryeneqësi poi a mundësojnë Presidentit që prapë të vazhdojnë të shkojë vetë në Bruksel. Neve na vjen keq […]
Shefi i Grupit Parlamentar Memli Krasniqi ka thënë se PDK nuk do të marrë fare pjesë në votimin e rezolutës së propozuar nga LDK për shkak se po tentohet të futet në kurthë koalicioni qeveritar.
“Me këtë kryeneqësi poi a mundësojnë Presidentit që prapë të vazhdojnë të shkojë vetë në Bruksel. Neve na vjen keq por ne nuk heqim dorë dhe nuk dorëzohemi nga kërkesa dhe insistimi jonë që megjithatë, nëse jo sot, në ditët në vijim të gjejmë një mundësi për të harmonizuar qëndrimet tona dhe për të vazhduar tutje. Ne nuk do të marrim pjesë fare në votim sepse ky kurth në të cilin po mendon propozuesi ta fusë koalicionin, pavarësisht që mund të jenë legjitim, ne nuk biem në të. Ne nuk po dojmë me e dashtë ma shumë se këta Kosovën ose ma shumë se ata Kosovën, po tentojmë ta duam përafërsisht sa ata Kosovën.Për këtë arsye nuk do të marirm pjesë në votim derisa të trajtohen të gjitha temat të votohen”, ka thënë Krasniqi./Periskopi/












