“Palohet” Serbia: Nuk do të protestojmë kundër Francës për vendosjen e flamurit të Kosovës

Serbia nuk do të protestojë ndaj Francës rreth vendosjes së flamurit të Kosovës në katedralen e Notre Damit. Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq ka shpjeguar mungesën e një reagimi nga Beogradi me vizitën e paralajmëruar të presidentit francez në Serbi. “Duke pasur parasysh vizitën e ardhshme nga Emmanuel Macron, vizita e parë e presidentit […]
Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq ka shpjeguar mungesën e një reagimi nga Beogradi me vizitën e paralajmëruar të presidentit francez në Serbi.
“Duke pasur parasysh vizitën e ardhshme nga Emmanuel Macron, vizita e parë e presidentit francez në Serbi pas 18 vjetësh, mendimi im është se kjo duhet të diskutohet” tha ai për gazetën “Politika”.
Flamuri i Kosovës është vendosur për herë të parë në katedralen Notre Dame të Parisit — në kuadër të shënimit të100-vjetorit të përfundimit të Luftës së Dytë Botërore












