Opozita armë të fundit ka protestat kundër prekjes së kufijve

Opozita armë të fundit ka protestat kundër prekjes së kufijve

Tri subjektet opozitare, Lidhja Demokratike e Kosovës, Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Socialdemokrate, nuk e përjashtojnë mundësinë e organizimit të protestave kundër korrigjimit të kufijve me Serbinë. Megjithëse javën e kaluar dështoi miratimi i një rezolute, e cila do t’ia ndalonte presidentit Hashim Thaçi të dialogonte në Bruksel për kufijtë me Serbinë, opozitarët thonë se ende […]

Tri subjektet opozitare, Lidhja Demokratike e Kosovës, Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Socialdemokrate, nuk e përjashtojnë mundësinë e organizimit të protestave kundër korrigjimit të kufijve me Serbinë.

Megjithëse javën e kaluar dështoi miratimi i një rezolute, e cila do t’ia ndalonte presidentit Hashim Thaçi të dialogonte në Bruksel për kufijtë me Serbinë, opozitarët thonë se ende nuk kanë hequr dorë nga miratimi i një rezolute të tillë.

Ndërsa forma tjetër e kundërshtimit të prekjes së kufijve sipas opozitës mbetet protesta. Megjithatë, njohësit e çështjeve politike thonë se efekti i protestave do të varej nga masa e protestuesve, si dhe nga konsistenca në organizmin e protestave.

Nënkryetarja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmire Mulhaxha-Kollçaku, ka thënë për gazetën “Zëri” se dështimi i rezolutës kundër korrigjimit të kufijve ka qenë i pritur, pasi përfaqësuesit e koalicionit qeverisës e kanë bërë të qartë paraprakisht se nuk do ta votojnë.

Ajo ka thënë se fillimisht duhet të analizohen rezultatet e deritanishme dhe më pas të hartohet lista e kërkesave ndaj Serbisë para se të vazhdohet me fazën finale të dialogut të Brukselit.

“Ne kemi dalë me qëndrim, kemi menduar që duhet të debatohet rreth një raporti të Qeverisë 38 faqesh rreth sfidave dhe arritjeve të dialogut 2011-2017. Pasi t’i nxjerrim përfundimet se a ka sjellë diçka ky dialog të hartohet një listë e kërkesave karshi Serbisë, e cila na ka shumë borxh, të hartohet platforma me parime dhe me qëllime, si dhe të votohet ekipi negociator”, është shprehur Kollçaku.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?