Nuk ia njeh aftësinë e kufizuar në punësim, Kastriot Makolli padit institucionin e shtetit

Kastriot Makolli është në mesin e 650 kandidatëve që kishin konkurruar për pozitën Zyrtar Ligjor në Gjykatën e Apelit, me ç’rast ishin pranuar vetëm 10 persona. Makolli pretendon se në këtë konkurs, pos që u bënë shkelje ligjore, nuk u mor parasysh Ligji për Punësimin e Personave me Aftësi të Kufizuara, i cili përcakton që […]

Makolli pretendon se në këtë konkurs, pos që u bënë shkelje ligjore, nuk u mor parasysh Ligji për Punësimin e Personave me Aftësi të Kufizuara, i cili përcakton që çdo institucion ta ketë të punësuar të paktën një person me aftësi të kufizuara.

Ai është ankuar në Komisionin e Ankesave brenda Apelit dhe në Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës, por ankesa e tij u refuzua me arsyetimin se nuk ka mundur ta dëshmojë aftësinë e kufizuar.

Por, Makolli, në Gjykatën e Apelit, ka qenë praktikant për një vit.

Kundër vendimit të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës ka parashtruar padi në Gjykatën Themelore, derisa paralajmëron edhe kallëzim penal në Prokurori.

Megjithatë, në Gjykatën e Apelit i kanë mohuar pretendimet e Makollit.

Zëdhënësi Arbër Jashari thotë se, pas shqyrtimit të ankesave edhe nga këshilli, është vërtetuar se nuk ka pasur shkelje në këtë konkurs.

KTV-ja, lidhur me ankesën e Kastriot Makollit, e ka pyetur Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës, por as pas një jave nuk ka marrë përgjigjeje.

Televizioni, në maj të këtij viti, kur edhe është mbajtur ky konkurs, pati raportuar se në mesin e të pranuarve ka edhe familjarë të zyrtarëve nga institucionet e drejtësisë, por të njëjtit kishin mohuar të kishin pasur ndikim.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?