Njollat në rroba, largimi me metoda natyrale

Njollat në rroba, largimi me metoda natyrale

Mund të jetë fëmija i cili rrëzohet dhe i bën pis pantallonat në bar, ose edhe filxhani i kafesë, i cili “dekoron” këmishën apo anën e divanit në sallon…shpesh për njollat e vështira (barin, vajin, gjakun, kafenë, verën e kuqe) nuk mjafton vetëm detergjenti normal, por nevojiten edhe heqës njollash të veçantë. Por jo të […]

Mund të jetë fëmija i cili rrëzohet dhe i bën pis pantallonat në bar, ose edhe filxhani i kafesë, i cili “dekoron” këmishën apo anën e divanit në sallon…shpesh për njollat e vështira (barin, vajin, gjakun, kafenë, verën e kuqe) nuk mjafton vetëm detergjenti normal, por nevojiten edhe heqës njollash të veçantë.

Por jo të gjitha produktet janë me shumë funksione dhe zakonisht bëhet fjalë për formula kryesisht të forta.

Për të eliminuar me efikasitet njolla të ndryshme, ju mund të praktikoni truket e “gjyshes”.

Kripa, uthulla dhe lëngu i limonit, janë alternativat me çmim të ulët për të vepruar shpejt dhe me sukses mbi veshjet e pista.

 

BARI I GJELBËR

Bari shkakton njollën tipike te pantallonat apo tutat e fëmijëve dhe më konkretisht në zonën e gjunjëve.

Bëhet fjalë për njolla thuajse të pamundura për t’u hequr, por me veprim të menjëhershëm dhe të shpejtë ju mund të merrni rezultatin e shpresuar.

Hapi i parë është që ta vendosni rrobën në një legen me ujë shumë të nxehtë me uthull të bardhë, pa e vënë atë fare në koshin e posaçëm të rrobave të pista.

Aty duhet ta lini ashtu përgjatë gjithë natës përpara se ta lani në lavatriçe.

 

NJOLLAT E GJAKUT

Mbase nuk ekziston një ilaç më natyral se sa ai që duhet për të hequr njollën e gjakut nga veshjet.

Zgjidhja më efikase, kur ju bëheni pis me gjak në këmishë, është pastrimi i saj i menjëhershëm me ujë shumë të ftohtë.

Edhe në këtë rast, shpejtësia e të vepruarit është gjithçka.

Zakonisht, për të zhdukur plotësisht njollën e gjakut, është e nevojshme të përdorni edhe pak sapun.

Asnjëherë mos fusni rrobën në lavatriçe në temperaturë të lartë.

 

NJOLLA E KAFESË

U ndodh të gjithëve, herët a vonë!

Një çast i vetëm shpërqendrimi mjafton për ta gjetur veten me një këmishë të njollosur me kafe ose edhe çokollatë.

Për të eliminuar këtë lloj njolle, ekziston një ilaç shumë i njohur: zbardhuesi.

Një pastrues shumë i fortë dhe shkatërrues, sidomos nëse lloji i copës së rrobës është delikat, për shembull; si ai i një bluze mëndafshi.

Por edhe për këtë rast, ekziston një alternativë natyrale: për njollën e kafesë, ju mund të përdorni uthull molle, ndoshta të holluar në ujë të distiluar (i njëjti që përdoret për hekurin e hekurosjes), duke e spërkatur atë në zonën më të ndotur.

 

NJOLLAT E VERËS

Edhe për njollën e verës së kuqe, ekzistojnë po ashtu metoda natyrale.

Të gjitha për t’i provuar dhe për të gjetur zgjidhje në situata të ndryshme.

Nëse ju ndodh t’iu derdhet pak verë ndërsa po darkoni jashtë dhe jeni ende në tavolinë, ju mund të merrni një pecetë dhe ta lagni atë me pak ujë të gazuar për ta kaluar mbi njollën e krijuar.

Të njëjtën gjë mund të bëni edhe me kripën.

E rëndësishme është që të mos e zgjeroni njollën.

Një mënyrë e tretë është edhe lëngu i limonit.

Në fakt, lëngu i tij duhet të përzihet edhe me pak sapun të lëngshëm.

Vetëm pasi të keni aplikuar njërin prej këtyre ‘ilaçeve’ natyralë, ju mund ta lani veshjen tuaj në lavatriçe.

 

NJOLLAT E VAJIT

Njolla e vajit eliminohet me një strategji paksa komplekse, por gjithnjë efikase.

Gjëja e parë që duhet të bëni me njollën e vajit në një veshje, është lyerja e saj me pak miell, për të thithur vajin e tepërt.

Lëreni ashtu përreth një orë, më pas fërkojeni me pak sapun dhe në fund kalojeni për larje, si gjithmonë me ujë dhe detergjent.

Të ngjashme
Horoskopi i datës 2 qershor, e martë

Horoskopi i datës 2 qershor, e martë

Horoskopi sot- Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Horoskopi sot- Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Mos blini perde të reja: Me këtë metodë 5-minutëshe do të bëhen sërish të bardha si bora

Mos blini perde të reja: Me këtë metodë 5-minutëshe do të bëhen sërish të bardha si bora

Horoskopi për ditën e sotme - çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Horoskopi për ditën e sotme - çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Qershori 2026 do të jetë muaji i fatit për këto shenja të horoskopit

Qershori 2026 do të jetë muaji i fatit për këto shenja të horoskopit

Horoskopi sot- Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Horoskopi sot- Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Pothuajse askush nuk e përdor këtë funksion në klimë: Një klik largon mykun, erërat dhe papastërtitë

Pothuajse askush nuk e përdor këtë funksion në klimë: Një klik largon mykun, erërat dhe papastërtitë

Horoskopi për ditën e sotme, 28 maj 2026

Horoskopi për ditën e sotme, 28 maj 2026

Video virale tregon Robert F. Kennedy Jr. duke kapur gjarpërinj me duar

Video virale tregon Robert F. Kennedy Jr. duke kapur gjarpërinj me duar

Parashikimi i horoskopit 26 maj, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju sot

Parashikimi i horoskopit 26 maj, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju sot

A e ulë seksi stresin?

A e ulë seksi stresin?

Horoskopi për sot, ja çka kanë parashikuar yjet

Horoskopi për sot, ja çka kanë parashikuar yjet

Bëjeni të çmendet: Mos u përmbani - tregoni çdo gjë që dini!

Bëjeni të çmendet: Mos u përmbani - tregoni çdo gjë që dini!