Një nga territoret e huaja të Francës mund të bëhet shtet i pavarur

Banorët e Kaledonisë së Re, votojnë këtë të diele Rajoni i Paqësorit Francez i Kaledonisë së Re voton këtë të diel për pavarësinë e saj nga Franca pas më shumë se një shekulli e gjysmë. Vendimi do të bëhet në referendum. Rreth 175,000 banorë të Ishujve të Paqësorit kanë të drejtën e votës. Përkrahësit më […]
Rreth 175,000 banorë të Ishujve të Paqësorit kanë të drejtën e votës. Përkrahësit më të fortë vijnë nga popullsia vendase, Kanakët.
Ata kanë pritur referendumin për më shumë se tre dekada. Sondazhet, megjithatë, lejojnë një shumicë kundër pavarësisë. Më shumë se 60% e Kaledonasve të Ri besojnë se ishulli do mbetet me Francën. Rezultati pritet të bëhet gjatë të dielës në mbrëmje, përcjell rtv21.tv.
“Nouvelle-Calédonie” (Kaledonia e Re) apo ndrysh njihet edhe me emrin Skocia e Re u mor nga Parisi më 1853 dhe fillimisht u përdor si ishull për të dënuarit.
Në total, sot jetojnë më shumë se 280,000 banorë, duke përfshirë shumë emigrantë nga shtetet e tjera të Paqësorit.
Aktualisht, ishujt marrin rreth një miliard euro në vit nga Parisi. Imigrantët kanë frikë nga trazirat e mundshme.
Referendumi fillimisht ishte planifikuar të mbahej në vitin 1998, por u shty disa herë. Kaledonia e Re nuk është pjesë e territorit të Bashkimit Europian, nuk paguan me euron, por me franga.
Në zgjedhjet evropiane, banorët e ishullit kanë të drejtë vote. BE-ja gjithashtu çdo vit financon ishullin.
Kaledonia e Re ishte në prag të luftës civile para disa muajve ndërkohë situata është qetësuar dukshëm.
Disa “Caldoches” quhen emigrantët nga Evropa janë të shqetësuar ngase dyshojnë nëse rezultati i referendumit shpallet me ‘ jo ‘ të dielën të ketë trazira të reja. Franca ka rritur numrin e forcave të sigurisë të hënën, kryeministri Édouard Philippe pritet të vizitojë kryeqytetin, Nouméa, Nëse kaledonasit e rinj votojnë jo të dielën, kjo nuk do të thotë që fjala e fundit mbi pavarësinë tashmë është folur.
Pas marrëveshjeve me Parisin, mund të ketë edhe dy referendume më shumë deri në vitin 2024. Kaledonia e Re është ishull që gjendet afër Australisë dhe ishujve tjerë të paqësorit.












