Një grua në Malishevë mbytet në bunar

Një femër është mbytur në bunar, njofton Policia. Rasti ka ndodhur dje në fshatin Kervasar të Malishevës. Vdekja e viktimës po hetohet nga Policia dhe ende nuk dihen rrethanat në të cilat ka humbur jetën kjo femër. Njoftimi i plotë i policisë: Fshati Kervasari, Malishevë 01.11.2018 – 12:30. Raportohet se viktima femër K-Shqiptare në rrethana […]
Një femër është mbytur në bunar, njofton Policia. Rasti ka ndodhur dje në fshatin Kervasar të Malishevës.
Vdekja e viktimës po hetohet nga Policia dhe ende nuk dihen rrethanat në të cilat ka humbur jetën kjo femër.
Njoftimi i plotë i policisë:
Fshati Kervasari, Malishevë 01.11.2018 – 12:30. Raportohet se viktima femër K-Shqiptare në rrethana të panjohura ka rënë në një pus-bunar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse, ndërsa njësiti zjarrfikës ka nxjerrë trupin e pajetë të viktimës. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion.












