Netanyahu: Irani mund t’i sulmojë tokat evropiane

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu ka vlerësuar se Irani është “forca më e madhe e islamit militant” duke paralajmëruar Evropën në sulme të mundshme të Iranit në tokën evropiane. Duke iu drejtuar gazetarëve pas bisedës me homologun e tij bullgar, Netanyahu ka thënë se islami radikal është kërcënim për botën dhe se Izraeli kohë më […]
Duke iu drejtuar gazetarëve pas bisedës me homologun e tij bullgar, Netanyahu ka thënë se islami radikal është kërcënim për botën dhe se Izraeli kohë më parë ka zbuluar disa komplote iraniane për kryerjen e sulmeve në Evropë.
Netanyahu ka udhëtuar në Varna në Detin e Zi për të marrë pjesë në takimin e Grupit të Krajovës, të cilin e përbëjnë kryeministrat e Bullgarisë, Greqisë dhe Rumanisë, si dhe kryetari i Serbisë.
Para udhëtimit ka thënë se dëshiron t’i forcojë lidhjet me këto vende dhe ta ndryshojë qasjen “dyfytyrëshe dhe armiqësore të Bashkimit Evropian ndaj paqes në Lindje të Afërt”.












