Ndërron jetë ish-shefi i Shërbimit Civil të Britanisë

Ndërron jetë ish-shefi i Shërbimit Civil të Britanisë

Ish-sekretari i Kabinetit Qeveritar Britanik dhe shefi i Shërbimit Civil të Britanisë, Sir Jeremy Heywood ka vdekur nga kanceri në moshën 56 vjeçare, raporton Zyra e Kryeministres. Bashkëshortja e tij ka thënë se Heywood vdiq të dielën në mëngjes. Ai njoftoi për pensionimin e tij për arsye shëndetësore në fund të muajit të kaluar, pasi […]

Ish-sekretari i Kabinetit Qeveritar Britanik dhe shefi i Shërbimit Civil të Britanisë, Sir Jeremy Heywood ka vdekur nga kanceri në moshën 56 vjeçare, raporton Zyra e Kryeministres.

Bashkëshortja e tij ka thënë se Heywood vdiq të dielën në mëngjes. Ai njoftoi për pensionimin e tij për arsye shëndetësore në fund të muajit të kaluar, pasi që edhe më parë kishte marrë pushim mjekësor, pas diagnostifikimit me kancer në qershor të vitit të kaluar.

Heywood shërbeu në qeverinë e Tony Blair dhe Gordon Brown, ndërsa u emërtua në pozitën e Sekretarit të Kabinetit Qeveritar gjatë qeverisjes së David Cameron. Kryeministrja May e quajti vdekjen e tij “humbje të madhe për jetën publike” dhe tha se ishte për keqardhje që Heywood nuk mundi të shërbente për një kohë më të gjatë për vendin edhe gjatë pensionimit.

Bashkëshortja e tij deklaroi se ai e konsideronte si privilegj të madh mundësinë për të punuar për së afërmi me katër kryeministra dhe se ishte i pakursyer që t’i ndihmojë secilit prej tyre për t’i arritur objektivat. “Jashtë jetës profesionale, ai dallohej me respekt dhe dashuri në mesin e shoqërisë së tij. Ai kishte aftësinë që ta bënte çdo ndejë apo çdo bisedë të ngrohtë dhe të këndshme”, deklaroi ajo.

Deputetja e Parlamentit Britanik, Yvette Cooper, nuk mundi t’i mbante lotët përderisa fliste për vdekjen e Heywood. “Njerëzit nuk janë të vetëdijshëm se sa shumë gjëra të rëndësishme ka bërë ai për vendin dhe se si i ka zgjidhur me sukses shumë probleme të vështira si një shërbyes i ndershëm publik. Kontributi i tij për të gjitha qeveritë, pavarësisht dallimeve partiake, ishte i jashtëzakonshëm dhe ne ia kemi borxh mirënjohjen dhe falenderimin”, tha ajo, shkruan “The Guardian”.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?