Musliu: Thaçi s’ka konkurrencë, andaj po e sulmojnë

Musliu: Thaçi s’ka konkurrencë, andaj po e sulmojnë

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka thënë se akuzat e LDK-së ndaj presidentit Hashim Thaçi më shumë kanë të bëjnë se e shohin atë të pakonkurrencë sesa me ndonjë aspekt tjetër. “Debatet në Kuvend janë shpesh shumë të rënda që të bëjnë të ndihesh keq pse je pjesë e tij. sot e kishim një debat […]

“Debatet në Kuvend janë shpesh shumë të rënda që të bëjnë të ndihesh keq pse je pjesë e tij. sot e kishim një debat të thirrur nga opozita për një temë krejt tjetër, dhe mua po më vjen keq pse këta njerëz e kanë gjithë këtë frustrim ndaj Thaçit, ndoshta e shohin të pakonkurrencë”, ka thënë Musliu në Interaktiv të KTV-së.

Ajo iu referua deputetes së LDK-së, Besa Gaxherri, e cila në seancën e djeshme të Kuvendit, lëshoi akuza ndaj presidentit Thaçi për vrasjet e aktivistëve të LDK-së pas luftës.

“Çohet në Kuvend të Kosovës një deputete dhe e akuzon presidentin Thaçi, dhe thotë se ne e dimë se ju keni vrarë… Ne nuk guxojmë që me kauza dhe akuza të tilla të bëjmë fushatë elektorale. Atyre njerëzve u dhemb shpirti pse s’i kanë të afërmit e tyre afër vete. Sot kam kërkuar që zonja Gaxherri që t’i deponojë ato gjëra që i di në Prokurori ose të kërkojë falje për ato që i ka thënë”, ka shtuar Musliu.

Ajo tha se sikur të ishte familjare e atyre viktimave që, sipas saj, “po përdoren politikisht shumë ulët”, “do t’i shkoja e t’i thosha të më japë informatat që i ka për t’i deponuar në Prokurori”.

Deputetja e PDK-së tha se LDK-ja ishte në Qeveri dhe nuk i zbardhën asnjë prej këtyre rasteve.

Ajo tha se rrëzimi i Qeverisë Mustafa erdhi si pasojë e mos-punës së qeverisë së tij nga vet LDK-ja.

“Edhe 20 vjet po të ishim në koalicion me LDK-në nuk do të arrinim të bënim gjërat që kemi bërë me AAK-në e Nismën. Për shembull, Ushtria apo Demarkacioni, që edhe 20 vjet po të rrinim me ta nuk do të bëhej”, ka thënë ajo më tej.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?