Moti për vikend: Mësoni se a do të mërdhiheni

Po, do të mërdhiheni! Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë vikendit do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët, ku temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -9 deri -6 gradë Celsius. “Gjatë vikendit do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët. Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -9 deri […]
Po, do të mërdhiheni! Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë vikendit do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët, ku temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -9 deri -6 gradë Celsius.
“Gjatë vikendit do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët. Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -9 deri -6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 2-5 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja e lehtë deri mesatare”, thuhet në njoftimin e IHKM-së.












