Molliqaj: Opozitarët e LDK-së dhe VV-së nuk e votuan rezolutën, përfshirë Albin Kurtin

Deputeti i PSD-së, Dardan Molliqaj ka reaguar pas moskalimit të rezolutës së LDK-së kundër presidentit Thaçi, duke akuzuar VV-në e LDK-në, deputetë të të cilave parti nuk ishin prezent për të votuar. Ai ka thënë se rezolutën nuk e votoi edhe një kryetar partie, duke e pasur fjalën për kryetarin e Vetëvendosjes, Albin Kurti. Periskopi […]
Ai ka thënë se rezolutën nuk e votoi edhe një kryetar partie, duke e pasur fjalën për kryetarin e Vetëvendosjes, Albin Kurti.
Reagimi i plotë i Molliqajt:
Nga 12 deputetë që ka PSD-ja, të gjithë ishin prezent dhe votuan për rezolutën që ia ndalon Thaçit bisedimet.
Ndërkohë, njëjtë nuk vepruan dy partitë tjera opozitare. Disa deputetë (përfshirë këtu edhe një kryetar partie) nga VV dhe LDK nuk ishin në sallë sepse kishin ”obligime private”.
Tërë ditën flasin se si duhet ta ndalim Thaçin, e në anën tjetër prioritet iu japin ”obligimeve private”.
E rastësishme apo e qëllimshme, mbase nuk është shumë me rëndësi. Ajo që është shumë me rëndësi është se mungesa e vullnetit për veprim dhe bashkëpunim i këtyre dy partive po ia mundëson Thaçit vazhdimin e negociatave krye në vete e pa platformë.












