Mirena: Qeveria do të qëndrojë derisa të përmbyllet dialogu me Serbinë

Në televizionin Dukagjini po zhvillohet emisioni “Debat Plus” me nikoqir Ermal Pandurin. I ftuar është edhe Ilir Mirena, publicist dhe analist nga gazeta Periskopi. Ai ka komentuar qëndrueshmërinë e Qeverisë Haradinaj pas fërkimeve të fundit të kryeministrit Haradinaj me presidentin Thaçi. Ai ka deklaruar se negociatat me Serbinë mund të jenë faktori kyq që kjo […]
Në televizionin Dukagjini po zhvillohet emisioni “Debat Plus” me nikoqir Ermal Pandurin.
I ftuar është edhe Ilir Mirena, publicist dhe analist nga gazeta Periskopi. Ai ka komentuar qëndrueshmërinë e Qeverisë Haradinaj pas fërkimeve të fundit të kryeministrit Haradinaj me presidentin Thaçi.
Ai ka deklaruar se negociatat me Serbinë mund të jenë faktori kyq që kjo qeveri të mos bie. Më tej, Mirena ka deklaruar që procesi i dialogut ka afat deri në maj, dhe edhe qeveria nuk do të rrëzohet deri në atë kohë, shkruan Periskopi.
Mirena poashtu e ka cilësuar qeverinë si të dobët, duke deklaruar se ajo nuk do t’i bënte as gjashtë muaj në rrethana normale. /Periskopi












