Ministria dhe Komuna nuk e dinë se kur do të përfundojë rruga në Veternik

Ministria dhe Komuna nuk e dinë se kur do të përfundojë rruga në Veternik

Projekti për zgjerimin e rrugës me katër korsi në lagjen Veternik të Prishtinës, i nisur në vitin 2017, duket se nuk do të mund të përfundojë as gjatë këtij viti. Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, në maj të këtij viti, kishte premtuar se punimet e kësaj rruge do të përfundojnë brenda 55 ditësh. Megjithatë, MI-ja […]

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, në maj të këtij viti, kishte premtuar se punimet e kësaj rruge do të përfundojnë brenda 55 ditësh.

Megjithatë, MI-ja dhe Komuna e Prishtinës, nuk e kanë ndonjë datë të saktë se kur do të finalizohet zgjerimi i rrugës.

Menaxheri i projektit nga zyra e Ministrisë së Infrastrukturës, Skender Canolli ka thënë për kallxo.com se e kanë të vështirë të japin një datë se kur saktësisht do të përfundojnë punimet.

“Sa i përket zgjerimit të rrugës Nacionale N2 Hyrja në qytetin e Prishtinës – Veternik LOT 1 (ana e majtë drejtimi Prishtinë-Veternik) kanë përfunduar të gjitha punimet dhe aty komunikacioni është duke u zhvilluar normal. Ndërsa LOT 2 (ana e djathtë drejtimi Prishtinë-Veternik) për shkak të gjendjes në terren ka vështirësi të mëdha gjatë ekzekutimit. Dinamika e zhvillimit të punimeve është më e ngadalshme. Si pasojë e kësaj për momentin është e vështirë të japim një datë të saktë për përfundimin e këtij LOT- i”, tha ai.

Sipas Canollit, Ministria po bën përpjekje që projekti të përfundojë mirë, përderisa shtoi se janë thuajse në përfundimin e sezonit ndërtimor për këtë vit.

Ndërsa, kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti në një konferencë për media, është shprehur optimist se rruga do të përfundojë së shpejti.

“Për shkak se është rrugë magjistrale, është projekt i Ministrisë së Infrastrukturës dhe e kemi diskutuar. Çështja kryesore është e urës, ku kemi pasur probleme me shembje të rrugës vazhdimisht. Ministria më ka informuar se po i shohin mundësitë e zgjidhjes së problemit edhe me KFOR-in për ta gjetur një, do të thosha, zgjidhje momentale për ta vendosur urën, derisa të bëhen riparimet e nevojshme”, tha Ahmeti.

I pari i Prishtinës e ka fajësuar qeverisjen e kaluar për gjendjen e tanishme të rrugës në Veternik.

“Herën e fundit ajo për shkak të një procesi elektoral në nivel qendror është shpejtuar për me u kry më shpejt, e kur të ngutesh për shkak të proceseve të zgjedhjeve… s’po foli më shumë, por ka shkaktuar shumë probleme të tjera, të cilat tash po mundohemi me i sanu dhe adresu bashkë me Ministrinë e Infrastrukturës”, përfundoi Ahmeti.

Projekti 3 milionësh për zgjerimin e rrugës në hyrje të Prishtinës me tetë korsi ishte inauguruar me 18 prill të 2017-ës.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?