Milaim Zeka: Prapa kompanisë së dyshimtë në Prizren qëndron Vetëvendosje

Deputeti i Nismës Socialdemokrate, Milaim Zeka i është ankuar kryesuesit të Kuvendit të Kosovës, Xhavit Halitit se po ia ndal shpesh fjalën në Kuvend, raporton Periskopi. “Mas pari kryesues, ti nuk duhet me ma ndal fjalën mu. A është ma mirë me ja ndal fjalën një deputeti që i thotë hajn e mashtrues një deputeti […]
“Mas pari kryesues, ti nuk duhet me ma ndal fjalën mu. A është ma mirë me ja ndal fjalën një deputeti që i thotë hajn e mashtrues një deputeti tjetër pa dëshmi. S’është kurrgjë me i thanë i sëmurë mental”, ka thënë Zeka.
Tutje, ai ka vazhduar sulmet ndaj deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje.
“Sipas disa informatave që i kemi, punësimin e dyshimtë për në Gjermani nga kompani të ndryshme po e bëjnë njerëzit e Vetëvendosjes. Ata po i organizojnë këto gjëra në Prizren. Këtë po e bëjnë për ta ulur në zero imazhin e Kosovës, për të mos u bërë liberalizimi i vizave. Dola në foltore me thanë publikisht që ka informacione se VV po qëndron prapa tyre, e mirë që Policia po merret me hetimet”, ka thënë Zeka tutje. /PERISKOPI












