Mbi 100 thasë me mbeturina largohen nga Prishtina edhe duke vrapuar

Mbi 100 thasë me mbeturina largohen nga Prishtina edhe duke vrapuar

Let’s Do It Kosova dhe Ambasada e Suedisë kanë realizuar sot aksion pastrimi në formën e “Plogging” – mbledhje e mbeturinave dhe vrapim në të njëjtën kohë, bëhet e ditur përmes një komunikate për media. “Aksioni u realizua rreth hapësirave të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe përfundoi me pastrimin e hapësirave përreth stadiumit […]

“Aksioni u realizua rreth hapësirave të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe përfundoi me pastrimin e hapësirave përreth stadiumit të Prishtinës. Në aksionin e sotëm, dhjetëra vullnetarë mblodhën rreth 100 thasë me mbeturina. Thasët ishin tre ngjyrësh, në të cilët u vendosen ndaras mbeturinat e pareciklueshme, plastika dhe metalet”, thuhet në komunikatë.

Përveç dhjetëra vullnetarëve të Let’s Do It Kosova, në aksion morën pjesë edhe zyrtarë të Ambasadës së Suedisë, zyrtarë të MMPH-së, lojtarët dhe tifozët e Klubit të Prishtinës.

Drejtori Ekzekutiv i Let’s Do It Kosova, Luan Hasanaj ka folur për bashkëpunimin që patën me Ambasadën Suedeze për aktivitetin e sotëm.

“Sot është një aktivitet pak më inovativ, bashkë me Ambasadën Suedeze, MMPH-në dhe shumë vullnetarë. Ne do të vazhdojmë derisa qytetarët të vetëdijesohen se nuk duhet me hedhë mbeturina ashtu siç bëjnë zakonisht në këtë rrugë. Ideja ka ardhur prej kërkesës së Ambasadës Suedeze. Këta kanë një aktivitet rregullisht me stafin e vet, por kur e kanë pa fushatën tonë, na kanë kontaktuar dhe kanë shprehë dëshirën që të bashkohen me ne dhe ta bëjmë një aktivitet pak më të madh”, ka thënë Hasanaj.

Në anën tjetër, ambasadorja e Suedisë në Kosovë, Karin Hernmarck Ahliny gjatë aksionit të sotëm ka dhënë disa mesazhe për kosovarët.

“Është një mënyrë e të bërit ushtrime, kur sheh një mbeturinë në tokë, e merr dhe e fut në çantën tënde, dhe kështu bën edhe ushtrime. Është mirë për ju, por po ashtu edhe për mjedisin tuaj. Kjo është shtëpia juaj dhe ju ndiheni më të lumtur kur shtëpia juaj është më e pastër. Mendoni për peshën tuaj, reduktoni peshën tuaj dhe kujdesuni për peshën tuaj”, ka thënë Ambasadorja suedeze.

Koordinatori i Grupit Teknik të Task Forcës në kuadër të MMPH-së, Besmir Kokollari tha se pjesëmarrja e riniës në këto aktivitete është model për të tjerët.

“Rinia e sotme që po bashkohet në aktivitete të tilla për ta pastruar Kosovën është një model për t’u referuar nga të tjerët se si është arritur të bëhet një iniciativë kaq e madhe, të kthejë vëmendjen tonë si ministri por edhe të qeverisë, komunitetit të bizneseve dhe të gjithë të të rinjve”, ka thënë Kokollari.

Let’s Do It Kosova po ashtu ju njofton se po vazhdojnë aktivitetet në kuadër të fushatës më të madhe në vend “Ta Pastrojmë Kosovën”, e cila ka filluar më 15 shtator, ndërsa vazhdon deri më 15 dhjetor.

 

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?