MASHT’i shpall e më pas tërheq konkursin për 30 drejtorë të Departamenteve

MASHT’i shpall e më pas tërheq konkursin për 30 drejtorë të Departamenteve

Paraditen e së enjtes, në ueb faqen e Ministrisë së Arsimit mungonin konkurset për drejtorë të departamenteve, të cilat i kishte tërhequr ministria një ditë pasi i publikoi. Megjithatë, KTV-ja ka arritur të sigurojë kërkesat e konkursit të postuar në ueb-faqe, me datën 30 tetor. MASHT-i, kishte hapur konkurs për drejtor për arsim e aftësim […]

Megjithatë, KTV-ja ka arritur të sigurojë kërkesat e konkursit të postuar në ueb-faqe, me datën 30 tetor.

MASHT-i, kishte hapur konkurs për drejtor për arsim e aftësim profesional, drejtor të integrimeve evropiane, etj.

Drejtorët e larguar nga puna nuk kanë folur para kamerës, por ata supozojnë se konkursi mund të jetë larguar për t’ua përshtatur kushtet militantëve të Partisë Nisma Social Demokrate, pjesë e së cilës është ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi.

Mirëpo, pas interesimit të KTV-së, rreth orës 14:00 MASHT-i i ka publikuar sërish konkurset për drejtor të departamenteve.

Se janë larguar konkurset, e ka pranuar edhe ministri i Arsimit, Shyqyri Bytyqi.

Ai, nëpërmjet një përgjigjeje elektronike, është arsyetuar se janë bërë disa gabime teknike.

“Sa kam informacione, janë bërë disa lëshime teknike në gjuhën serbe. Paragjykimet tjera janë pa vlerë. Do të jetë një transparencë që nuk ka ekzistuar asnjëherë në institucionet publike”, ka thënë ministri Bytyqi.

MASHT-i muajin e kaluar i kishte larguar nga puna rreth 30 drejtorë dhe zyrtarë të divizioneve të ndryshme me arsyetimin se duan ta reformojnë këtë institucion dhe të marrin persona kompetent për këto pozita. Drejtorët e larguar në fillim të javës e kanë paditur Qeverinë.

 

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?