Mashkulli i bërë synet apo jo? Ja kë preferojnë më shumë femrat

Mashkulli i bërë synet apo jo? Ja kë preferojnë më shumë femrat

Edhe pse shpesh shkencëtarët nga SHBA theksojnë përparësitë shëndetësore të të bërit synet, kësaj here kemi mbledhur të dhëna nga studimet e ndryshme në gjithë botën dhe sjellim dallimet kryesore në higjienë dhe në seks me meshkujt të bërë synet dhe të pa bërë synet. Ndjeshmëria Edhe pse synetia nuk ndikon në libido dhe funksionim, […]

Edhe pse shpesh shkencëtarët nga SHBA theksojnë përparësitë shëndetësore të të bërit synet, kësaj here kemi mbledhur të dhëna nga studimet e ndryshme në gjithë botën dhe sjellim dallimet kryesore në higjienë dhe në seks me meshkujt të bërë synet dhe të pa bërë synet.

Ndjeshmëria

Edhe pse synetia nuk ndikon në libido dhe funksionim, është fakt se me të hiqet gjysma e lëkurës nga penisi. Kjo do të thotë se humben neuroreceptorët që janë të ndjeshëm në prekje e ngadalshme, thonë në shkencëtarët nga Korea.

Dhe jo vetëm, edhe një hulumtim i Universitetit të Michaganit ka vërtetuar se pjesa më e ndjeshme e penisit të mashkullit të bërë synet, është vendi ku ka ndodhur prerja. Një shpjegim i mundshëm është që pas prerjes në një mënyrë penisi mbrohet vetvetiu nga lëndimet e mëtejme, dhe kështu bëhet më pak i ndjeshëm.

Rreziku nga infeksionet

Kur mashkulli nuk është i bërë synet, ka shanse më shumë që të mblidhen lëngje nga koka deri në lëkurë, që është një vend ideal për zhvillimin e baktereve. Kështu që gratë që kanë për partnerë burrat e pa bërë synet, kanë më shumë shanse që të sëmuren nga bakteriet në vaginë thotë një epidemiologe nga Chicago, Suprija Mehta.

Po ashtu, meshkujt që nuk janë të bërë synet më lehtë mundi t’i transmetojnë sëmundjet e transmetueshme seksualisht, përfshirë edhe HIV-in dhe HPV-në.

Pastërtia

Sikurse edhe për femrat që e kanë të vështirë që a mbajnë pastërtinë, po ashtu edhe meshkujt e bërë synet nuk e kanë të lehtë ta mbajnë pastërtinë. “Edhe pse shumica e meshkujve pa probleme e mbajnë të pastër ‘territorin’ nën lëkurë, kjo kërkon më shumë punë” thotë Karen Bojl. Për këtë shumë gra mund të kenë ndjesinë që djemtë e pabërë synet janë të freskët, kështu që ato mund të ndihen më të relaksuara gjatë seksit, thotë gjinekologia Alisa Dvek.

Kënaqësia

Nuk ka një përgjigje të saktë se si ndikon synetia në kënaqësinë e femrave. Një hulumtim i kryer në Danimarkë ka treguar se gratë me burra të bërë synet ka treguar se janë dyfish më të pakënaqura se gratë me partnerë të pa bërë synet (edhe pse disa hulumtime kanë treguar saktësisht të kundërtën).

Një nga mënyrat se si lëkura mund të jetë një mjet për kënaqësinë e e femrave është grumbullimi i saj rreth bazës së penisit, kështu që e prek më shumë klitorisin e gjatë penetrimit.

Dhimbja

Femrat me partnerë të bërë synet kanë tre herë më shumë shanse që të përjetojnë dhimbje se sa gratë me meshkuj të pa bërë synet, zbulon hulumtimi danez. Femrat që kanë probleme me lagështinë mund të kënaqen me shumë me partnerë që nuk janë të bërë synet. Meshkujve që nuk janë bërë synet u duhet shumë pak lubrifikant gjatë seksit ose masturbimit, duke pasur parasysh se penisi i tyre është natyrshëm më i lagët.

Të ngjashme
Horoskopi sot- Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Horoskopi sot- Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Mos blini perde të reja: Me këtë metodë 5-minutëshe do të bëhen sërish të bardha si bora

Mos blini perde të reja: Me këtë metodë 5-minutëshe do të bëhen sërish të bardha si bora

Horoskopi për ditën e sotme - çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Horoskopi për ditën e sotme - çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Qershori 2026 do të jetë muaji i fatit për këto shenja të horoskopit

Qershori 2026 do të jetë muaji i fatit për këto shenja të horoskopit

Horoskopi sot- Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Horoskopi sot- Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Pothuajse askush nuk e përdor këtë funksion në klimë: Një klik largon mykun, erërat dhe papastërtitë

Pothuajse askush nuk e përdor këtë funksion në klimë: Një klik largon mykun, erërat dhe papastërtitë

Horoskopi për ditën e sotme, 28 maj 2026

Horoskopi për ditën e sotme, 28 maj 2026

Video virale tregon Robert F. Kennedy Jr. duke kapur gjarpërinj me duar

Video virale tregon Robert F. Kennedy Jr. duke kapur gjarpërinj me duar

Parashikimi i horoskopit 26 maj, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju sot

Parashikimi i horoskopit 26 maj, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju sot

A e ulë seksi stresin?

A e ulë seksi stresin?

Horoskopi për sot, ja çka kanë parashikuar yjet

Horoskopi për sot, ja çka kanë parashikuar yjet

Bëjeni të çmendet: Mos u përmbani - tregoni çdo gjë që dini!

Bëjeni të çmendet: Mos u përmbani - tregoni çdo gjë që dini!

Pse nuk ndryshket ari? Shkencëtarët zbulojnë “arsyen atomike” pas qëndrueshmërisë së metalit të çmuar

Pse nuk ndryshket ari? Shkencëtarët zbulojnë “arsyen atomike” pas qëndrueshmërisë së metalit të çmuar