LDK lëshoi veç sot seancën në shenjë pakënaqësie, Ismet Beqiri nuk e mohon që do të kthehen në Kuvend

Ismet Beqiri nga LDK nuk e mohon se kjo parti do të kthehet në Kuvend. Ai thotë se LDK’së i vjen keq që me veprimet e pozitës po defunksionalizohet Kuvendi. Ai ka sqaruar se LDK lëshoi sallën në shenjë pakënaqësie për mosvotimin e rezolutës që ia ndalon Thaçit të flas për kufijtë. “Neve na vjen […]
Ismet Beqiri nga LDK nuk e mohon se kjo parti do të kthehet në Kuvend. Ai thotë se LDK’së i vjen keq që me veprimet e pozitës po defunksionalizohet Kuvendi. Ai ka sqaruar se LDK lëshoi sallën në shenjë pakënaqësie për mosvotimin e rezolutës që ia ndalon Thaçit të flas për kufijtë.
“Neve na vjen keq që në këtë mënyrë po defunksionalizohet Kuvendi, fajtorë nuk jemi ne, janë këta. Sa u përket votimeve, ne nuk do t’ua bëjmë kuorumin, si opozitë po besoj do ta bëjmë të qartë qasjen në vijim. Nuk kemi gatishmëri as vullnet të bëjmë vota për këtë legjislaturë sepse nuk meritojnë me i përkrahë. Nuk e thash se s’do t’i kthehemi punës sepse për këtë nuk kemi marrë ende vendim por edhe kthimi në seanca nuk do të thotë që ti t’i përkrahësh në votime. Por sot normalisht edhe në shenjë pakënaqësie dolëm nga seanca”, ka thënë Beqiri në një deklaratë dhënë RTK-së që e përcjell Periskopi.
Ndërkaq për rezolutën ai tha:
“Nëse ne të gjithë pajtohemi që askush s’ka të flas për sovranitet të vendin, hajdeni ta votojmë këtë reozlutë, ndërkaq për pjesë të tjera që ju po i kërkoni, për ekipin e këto, bëjeni ju një rezolutë dhe pastaj shohim. Por meqenëse po duhet me e bap o e bajmë një rezolutë po pajtohemi, po e bëjmë një seancë të veçantë edhe ju miratojeni rezolutën e juaj. Deklarativisht ata thonë se jemi për mos me folë për kufijtë, jemi për mos me folë për sovranitetin e vendit dhe në mënyrë direkt ose indirekt po e përkrahin Thaçin të shkojë të vazhdojë bisedimet. Ai mund të vazhdojë bisedimet dhe të shkojë të flas aq s aka kompetenca, porn ë asnjë formë s’mund të flasë për kufijtë e vendit, këtë gjë ia thotë Kushtetuta”, ka thënë ai./Periskopi/












